Skip to content

Berisha viziton familjen e “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari

May 5, 2013

Berisha viziton familjen e “Heroit të Demokracisë”, Azem HajdariTIRANE –Në Ditën e Dëshmorëve, Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi familjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari dhe të Dëshmorit të Atdheut Idriz hoxha. Në këto vizita ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Prefekti i Tiranës.

Kryeministri Berisha, në një bisedë të ngrohtë me bashkëshorten e fëmijët e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të dhe rolin vendimtar të Azem Hajdarit në të.

“Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hulumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit ’90-të, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabarta, më e zbuluara, më e hapura. Një përballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh vjen mbi të gjitha, nga ai kontribut që ai dha në vitin ’90-të. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve,” – u shpreh Kryeministri.

Më pas, Kryeministri vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut Idriz Hoxha, Komandat-pilot i Regjimentit të Bazës Ajrore të Rinasit, i rënë në krye të detyrës.

“Erdha të shpreh ndermin më të thellë, të përulem me respektin më të madh para kujtimit të bashkëshortit tuaj, babit tuaj, aviatorit trim, atdhetar dhe i përkushtuar. Sot, çdo ndjenjë e mirë, e tërë dashuria e respekti u takon të rënëve për atdhe. Idriz Hoxha qëndron në krye të atyre burrave e grave, djemve e vajzave që u flijuan në emër të detyrës, të dinjitetit. Erdha sot të shpreh nderimin në emër të qeverisë,” – u shpreh Kryeministri në takimin me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: