Skip to content

Asteroidët premtues, por edhe kërcënues

May 6, 2013

Asteroidët premtues, por edhe kërcënuesAsteroidët, të vegjël dhe të mëdhenj që shpërthejnë dhe shpërndahen në sistemin tonë diellor, janë premtues për zbulimet në hapësirë, por përbëjnë njëkohësisht rreziqe për ne në Tokë. Ekspertët flasin për rrezikun që përbëjnë asteroidët dhe se si shkencëtarët mendojnë ta mbrojnë Tokën dhe banorët e saj prej tyre.

Kur administratori i NASA-s, Charles Bolden diskutoi propozimin e buxhetit të agjencisë për vitin 2014 me ligjvënësit në muajin prill, ai shpjegoi misionin e saj të ri, një plan për ta kapur asteroidin në thellësi të hapësirës dhe për ta sjellë atë pranë hënës, ku më pas astronautët do ta eksploronin atë.

“Ne po zhvillojmë një proces teknologjik për tërheqjen e asteroidit që do të demonstrojë se njerëzit munden në fakt të ndryshojnë trajektoren e një asteroidi që i është drejtuar Tokës”.

Në fillim të këtij viti, një meteor i vogël shpërtheu mbi Chelyabinsk të Rusisë, duke shkaktuar tronditje në zonë dhe duke thyer mijëra xhama dritaresh, si dhe duke lënë mbi një mijë njerëz të plagosur. Në të njëjtën ditë, një asteroid me diametër prej 50 metrash, i quajtur 2012 DA14 kaloi pranë Tokës,më afër se sa satelitët që rrotullohen rreth saj dhe më afër se sa ndonjë trup qiellor e asaj përmase që i është afruar ndonjëherë Tokës.

Ekspertët thonë se asteroidët me diametër më të madh se 100 metra godasin Tokën, mesatarisht një herë në 10 mijë vjet dhe nuk ka të dhëna që të jetë vrarë kurrë ndonjëherë ndonjë njeri në historinë moderne.

John Holdren, këshilltari i presidentit të Shteteve të Bashkuara për shkencën dhe teknologjinë e diskutoi kërcënimin që përbëjnë asteroidet gjatë një dëshmie informative në Kongres në muajin mars.

“Një asteroid një kilometra ka një energji prej një milionë megatonësh. Kjo është një energji më e madhe sesa arsenalet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të marra së bashku në kulmin e Luftës së Ftohtë. Një asteroid i atyre përmasave, një kilometër apo më i madh, ka shumë të ngjatë t’i japë fund gjithë qytetërimit”.

NASA llogarit se ka kataloguar 95 për qind të asteroideve pranë tokës që janë më të mëdha se sa një kilometër. Ajo ka thënë se nuk ka gjetur asnjë që mund të përbëjë kërcënimi për planetin tonë në një të ardhme të parashikueshme.

NASA po punon tani të zbulojë dhe ndjekë objekte shumë më të vogla pranë Tokës, të cilët janë me diametër 140 metra ose më të mëdhenj. Qëllimi është të identifikohen 90 për qind e tyre deri në vitin 2020.

Lindley Johnson drejtuesi i programit të objekteve pranë Tokës në administratën e NASA-s në Uashington që merret me zbulimin dhe ndjekjen e asteroidëve të rrezikshëm thotë se është me rëndësi zbulimi i tyre sa më herët.

“Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është natyrisht aftësia për t’i diktuar ata. Nuk mund të bësh asgjë nëse nuk e di që një prej tyre është i rrezikshëm. Prandaj është me rëndësi parësore që së pari ata të gjenden. Nëse ne e bëjmë mirë këtë, incidentet e mundshme që do të na preknin do të ishin shumë të rralla”, transmeton Voa.

Johnson ishte mes qindra shkencëtarëve që morrën pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për hapësirën e lartë që u mbajt në Vjenë të Austrisë më herët këtë vit. Ai tha se grupi i tij i punës rekomandoi krijimin e një rrjeti ndërkombëtar për paralajmërimin e goditjes nga asteroidët dhe një forum që do të afronte agjenci të ndryshme të hapësirës për të diskutuar bashkëpunimin ndaj asteroidëve të rrezikshëm.

Deri në fund të muajin prill të këtij viti, ishin zbuluar 10 mijë objekte pranë Tokës dhe 1400 prej tyre janë klasifikuar si potencialisht të rrezikshëm.

Fondet për programin e NASA-s për objektet pranë Tokës janë rreth 20 milionë dollarë në vit, një buxhet që është pesëfishuar gjatë administratës së Presidentit Barak Obama.

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: