Skip to content

Historia E 12 Vjeçarit Vrasës Me Fytyrë Engjëllore!

May 6, 2013

polNë vitin 2010, në moshën 12 vjeçare, djaloshi i fotografisë nga Indiana u dënua me burgim të përjetshëm, për pjesëmarrje në vrasjen e njerkut të shokut të tij!

Pavarësisht se krimi që ai kreu ishte tejet makabër, fakti që të bënë më shumë përshtypje në këtë rast, është se Pol ishte trajtuar nga gjykata si një i rritur, edhe pse ai kishte një moshë të re, nuk është konsideruar si një faktor lehtësues për gjyqtarët dhe juristët.
Ndërsa ligjet në Indiana u lejojnë gjyqtarëve të trajtojnë çështje fëmijësh deri në moshën 10-vjeçare si të rritur. Dënimi me burgim të përjetshëm i Pol, vazhdon të mbetet një nga dënimet më të ashpra në histroirn e këtij shteti amerikan.

Kronika e krimit

Jeta e Paul Henry Gkingkerich kishte për të ndryshuar përgjithmonë në prill 2010, kur ai u shndërrua nga një fëmijë i qetë, i cili kurrë nuk kishte shkaktuar probleme, në një vrasës. 12-vjeçari planifikoi me ndihmën e mikut të tij, Colt Lundy, ikin nga vendlindja e tyre. Megjithatë, atëherë, Lundy 15-vjeçar, i tha se njerku i tij, Phil Danner, kurrë nuk do të lejojë që ata të largoheshin dhe tha se më parë duhej ta vrisnin atë. Colt, i dha një armë të mbushur Pol-it dhe që dy bastisën shtëpinë e Danner, duke e pritur në karrige derisa ai të kthehej.

Në dëshminë e tij në polici, Pol shtjelloi me hollësi të gjithë ngjarjen ashtu siç u zhvilluan nga ai moment e më pas: “Phil hyri në dhomë dhe atëherë ai -Colt- e qëlloi. U tremba shumë, mbylla sytë dhe qëllova edhe unë”. Ndërkohë, dokumentet gjyqësore referojnë se 12-vjeçari atëherë, Pol, thjeshtë ndoqi mikun e tij dhe se nuk besonte se Colt e kishte seriozisht për të vrarë njerkun e tij.

Dhjetorin e shkuar, gjykata e Indiana e rishqyrtoj çështjen, duke gjykuar si të padrejtë trajtimin e Pol si i rritur. Gjykata e apelit urdhëroi një gjykim të ri të çështjes në mënyrë që të përcaktojë nëse 14 vjeçari tani Gkingkerich të gjenden përsëri në vendin e të akuzuarit, por këtë herë si i rritur.
Djali i ri do të vijojë që qëndroj edhe për katër vjet të tjera në burgjet e të miturve deri sa të transferohen në sistemin e burgut famëkeq për të rritur të Indianës.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: