Skip to content

Izraeli sulm raketor ndaj Damaskut

May 6, 2013

Izraeli sulm raketor ndaj DamaskutRaketat izraelite kanë goditur një qendër kërkimore ushtarake në periferi të Damaskut. Zyrtarët izraelitë u shprehën për mediat e huaja se forcat ajrore kishin ndërmarrë një sulm në Siri, duke vënë në shenjestër një dërgesë me raketa të avancuara me destinacion grupin Hezbollah në Liban.

Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar vazhdimisht se nuk do të lejojnë transferimin e armëve të sofistikuara nga Siria tek grupet terroriste. Goditja ajrore u ndërmor të premten, disa orë pas një takimi urgjent të Kabinetit të Sigurisë në Izrael. Sipas mediave siriane, avionët izraelitë mund të kenë sulmuar objekte siriane nga hapësira ajrore libaneze.

Ministri i Jashtëm i Libanit reagoi me revoltim, duke paralajmëruar se sulmi po acaron më tej tensionet e ngritura në rajon. Ky ishte sulmi i dytë izraelit në Siri gjatë këtij viti. Në janar, forcat ajrore izraelitë vunë në shenjestër sisteme anti-ajrore të prodhimit rus që po i dërgoheshin Hezbollahut.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: