Skip to content

Mesi, 21 ndeshje rresht që shënon me Barcelonën në La Liga

May 6, 2013

Mesi, 21 ndeshje rresht që shënon me Barcelonën në La LigaBARCELONE – Nëse dikush ka dyshuar se Lionel Mesi është drejt rënies, ka gabuar. Ylli i futbollit botëror është rikthyer me dy gola në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Betisit, duke i dhënë jo vetëm tri pikë Barcelonës, por duke gëzuar gjithë mbështetësit e tij.

Takimi i fundit ku Lionel Mesi nuk arriti të shënonte në një ndeshje të kampionatit spanjoll daton më 3 nëntor të vitit të kaluar ndaj Selta Vigos në “Kamp Nou”. Në të gjitha ndeshjet pasardhëse të kampionatit spanjoll, emri i Lionel Mesit do të shfaqej gjithmonë në tabelën ekektronike si autor i të paktën një goli për Barcelonën. Janë gjithsej 21 takime radhazi ku Mesi takohet me golin, madje shpesh edhe më shumë se një herë brenda 90 minutave. Me dygolëshin e realizuar ndaj Real Betisit, Lionel Messi kapi shifrën e 45 finailizimeve në La Liga, 59 në të gjitha kompeticionet. Publiku i “Kamp Nout” e festoi hyrjen në fushë të 25-vjeçarit në pjesën e dytë sikur të ishte shënuar një gol për katalanasit. Ovacionet ishin të forta dhe unanime. Atij i mjaftuan vetëm 4 minuta në fushë, për të realizuar një gol spektakolar nga një goditje dënimi nga distanca, ndërsa 11 minuta më pas shtyu për në rrjetë një top të pasuar saktë nga Aleksis Sanchez.

Shifrat janë sërish të frikshme, sërish për rekorde, prandaj kurrsesi nuk mund ta ulin reputacionin e 4 herë fituesit të “Topit të Artë” duke e lidhur me ndeshjen e fundit të Barcelonës në Ligën e Kampioneve, ku Mesi qëndroi në stol.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: