Skip to content

Mushkonjat, alarm për malarie

May 6, 2013

Mushkonjat, alarm për malarieTIRANE – Mushkonjat po kthehen në një burim serioz për përhapjen e sëmundjes së malaries në rrethinat e Fierit. Alarmi është dhënë jo vetëm nga banorët e zonave rurale, por edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik. Dhjetëra hektarë tokë janë pushtuar nga uji i ndotur në formë moçalesh apo edhe kanale, të cilat bëhen vatra evidente të infeksionit. DSHP-ja ka kërkuar dezinfektim të zonave të konsideruara të nxehta. Ndërsa drejtuesit e komunave të prekura, si dhe banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të dezinfektuar të gjithë zonën.

“Mushkonja anafale bëhet transmetuesi kryesor dhe tepër i rrezikshëm i sëmundjes së malaries, nga personi i infektuar tek ai i shëndetshmi. Ndaj kërkohet ndërhyrja në kohë, që këto burime epidemish të mbyllen para se të shpërthejnë temperaturat e larta”, u shprehën specialistët e Shëndetit Publik. Drejtues të pushtetit vendor thonë se janë në dijeni të këtij shqetësimi, por se nuk kanë asnjë mundësi reale për ta zgjidhur si problem. Sipas kryetarit të komunës Dërmenas, Viktor Fasko, i cili ka në juridiksion një nga këto zona të ashtuquajtura të nxehta, ky është një problem shtetëror dhe kërkon ndërhyrje nga ajri. “Ne si komunë kemi bërë spërkatje me pompa të vogla me zetor. Por kjo nuk është zgjidhje. Ne mbyllim në këtë formë hapësira të vogla, por nuk mund të mbulojmë të gjithë sipërfaqen. Ky është një rast që kërkon vëmendjen e qeverisë. Ne e kemi kërkuar këtë gjë. Mobilizimi dhe ndërhyrja me mjete të sofistikuara nga ajri për dezinfektim do të mbante të pastër të gjithë masivin pyjor dhe vijën bregdetare”, tha kryekomunari Fasko. Mësohet se në 5 vitet e fundit janë shënuar 11 raste të malaries në Fier. Për asgjësimin e mushkonjës anafale kërkohet një preparat të miratuar nga farmacitë bujqësore dhe Shëndeti Publik. Pickimi i mushkonjës shoqërohet me temperaturë që shfaq debulesë, dhimbje të forta koke, ethe, problem me muskujt dhe kryesisht ato të qafës. Nëse pacientët e prekur nuk shkojnë në kohë te mjekët, mund t’u rrezikohet jeta. Banorët e zonave të prekura në vitet e fundit nga malaria pohuan se janë ankuar disa herë për këtë situatë. Veç erës së keqe të kanaleve jo të rrjedhshme si dhe moçaleve në zonë, ata po vuajnë edhe mësymjen e mushkonjave.

Rastet
Tri rastet e fundit në vitin e kaluar kur pacientë me malarie janë paraqitur në spitalin e Fierit bartës, nuk ka qenë situata alarmante e këtij qarku. Tre persona, banorë të zonave të këtij qarku, u infektuan nga sëmundja në Afrikën e Jugut, pasi kompanitë për të cilat ata punonin i çuan atje për disa muaj punë. Pas kthimit, ata patën probleme dhe simptoma të ngjashme me malarien, gjë që u konfirmua më pas edhe nga mjekët. Të infektuarit u paraqitën në spitalin e Fierit dhe
të Vlorës, por më pas edhe në Tiranë.

Sëmundja
Mjekët e spitalit të Fierit rekomandojnë që banorët të bëjnë kujdes në rastet e pickimeve të mushkonjave, pasi pickimet nga ky insekt mund të rrezikojnë sëmundjen e malaries. Temperatura e lartë, dhimbje koke, ethe, probleme me muskujt dhe kryesisht ato të qafës janë disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje. Mjekët pohojnë se nëse pacientët e prekur nga malaria nuk shkojnë në kohë për ndihmë mjekësore, atëherë mund t’u rrezikohet edhe jeta. Zona e Fierit është një ndër më të rrezikuarat për sa i përket kësaj sëmundjeje.

From → Shkencë

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: