Skip to content

AMC: Bota jonë, ti

May 7, 2013

AMC: Bota jonë, ti“Bota jonë, ti!” është koncepti, i cili do të përshkojë tashmë cdo mundësi komunikimi që AMC ofron. Kompania e telekomunikacionit me mbulimin më të mirë 3G në vend, vjen tek abonentët me një paraqitje më dinamike dhe moderne. 

AMC, si pjesë e dy grupeve të rëndësishme të telekomunikacionit, Grupeve OTE dhe Deutsche Telekom, ka përherë në fokus abonentin dhe teknologjinë më moderne. AMC ofron një larmi paketash me minuta bisede dhe internet 3G për abonentët me parapagesë, si edhe plane tariforë të përshtatur posaçërisht për çdo kategori abonentësh me kontratë. Plotësimi i çdo nevoje komunikimi është pohimi më i mirë i përkushtimit të saj ndaj abonentëve. 

Fushata e re e komunikimit tregon lidhjen e ngushtë të kompanisë me abonentët. Gjithkush prej nesh ka nevojat e veta për komunikim dhe AMC ofron gamën më të gjerë të mundësive, në mënyrë që të gjithë ne të zgjedhim atë që na përshtatet. 

AMC, nëpërmjet sloganit “Bota jonë, ti”, fton gjithësecilin të zgjedhë nga produktet dhe shërbimet e kompanisë, të cilat janë ideuar me abonentin në fokus dhe në përputhje me zhvillimet bashkëkohore teknologjike. 

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: