Skip to content

Malaj: Mandati im në favor të PS. Nano: Mos votoni përfaqësuesit e rremë

May 7, 2013

Malaj: Mandati im në favor të PS. Nano: Mos votoni përfaqësuesit e rremëTIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj çeli zyrtarisht fushatën elektorale si deputet i pavarur në Qarkun e Vlorës. Në konferencën për shtyp teksa ka falenderuar bashkëudhëtarët socialist dhe ish-liderin e së majtës Fatos Nano, Malaj premtoi se nuk do e këmbejë mandatin e tij për asnjë karrige qeveritare.

Arben Malaj, u shpreh se ky nuk është fundi i tij politik, por i atyre të cilët i cilësoi si ‘neodiktatorë’, duke paralajmëruar një fushatë intensive dhe pozitive për të bërë Partinë Socialiste pasi siç tha dhe ai, mandati i tij do jetë në favor të socialistëve.

“Dua të falenderoj kolegët që janë në këtë prezantim të shpejtë dhe një falenderim të veçantë për mikun tonë Fatos Nano. Ky është momenti për hapje të një fushate që do jetë intensive dhe me një mesazh pozitiv. Do doja të falenderoja miqtë e mi socialistë që nga viti 1992 deri më sot më kanë mbështetur. PS është mbi gjithçka, por mënyra për t’i shërbyer është e ndryshme. Mbetem një socialist me zemër të madhe që i kam shërbyer me përkushtim PS dhe vendit. Ky është vendim i vështirë, është emocioni i përgjegjësisë dhe së nesërmes. Së bashku të bashkojmë energjitë pozitive që të bëjmë PS fituese. Kemi qenë bashkë për shumë vite dhe do jemi përherë me të njëjtin përkushtim, marrja e vendimit është përgjegjësi që koha do e tregojë. Ky nuk është fundi im në politikë, pasi kam vendosur të dal si kandidat i pavarur. Mendoj që ky do të jetë fundi i neodiktatorëve në politikë”, theksoi Malaj.

Duke premtuar se do i qendrojë gjithmonë besnik me zemër socialistëve, Malaj dha dhe arsyet e vendimit të tij teksa theksoi se kush ngritit zërin në Partinë Socialiste e nuk u përfshi në listat e saj për zgjedhjet e qershorit.

“Jam i bindur se po paguaj cmimin për atë qëndrim që jo vetëm në mënyrë individuale kam mbajtur publikisht . Kam kërkuar të mos bëheshin ndryshimet Kushtetuese dhe nuk i kam votuar. Kam kërkuar të ndërprisnim bojkotin e Parlamentit. Kam protestuar për zvarritjen për 6 vjet të mosrganizimit të FRESSH dhe Forumit të Gruas. Ju e keni parë që shuma nga sta që guxuan që ngritën zërin nuk e kishin emrin në lista. Jam i bindur se vota që do marrim sëbashku do shkojë në favor të socialistëvë. Socialistët në Vlorë kanë marrë 7 mandate. Ne do bëjmë maksiminun për të marrë mandatin e 8-të dhe ta përdorim për të mbështetur Integrimin Evropian dhe për të mbështetur vendin nga kriza e thele që e nisi Berisha dhe e thelloi Rama”, tha Malaj.

Arben Malaj kërkoi nga stafi dhe mbështetësit e tij organizmin e një fushate pozitive dhe larg sulmeve në funksion të integrimit të vendit teksa bëri të qartë se mandatin e tij në Vlorë nuk do e këmbejë për asnjë karrige qeveritare.

“Ne duhet të bëjmë fushatë pozitive, pasi kriza do bëhet më e rëndë dhe ne nuk duhet të kopjojmë vendet e tjera, por duhet të përmirësojmë kulturën politike. Na duhet fushatë pozitive se kemi dështuar tre herë në marrjen e statusit kandidat. Na duhet fushatë pozitive dhe garantoj se mandati politik nuk do këmbehet me karrige qeveritare, por do jete deri në fund një mandat politik që do i shërbeje qytetarëve të Vlorës dhe vendit”, theksoi Malaj.

MALAJ: RAMA KA DASHUR TË MË ANEKSOJË QË PARA 2 VITESH, DO KETË FATIN E PASOK
Arben Malaj duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, sqaroi se vendimi i tij për të dalë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 23 qershorit nuk ishte inat, por reagim ndaj mungesës së vlerësimit të kontributit të tij në PS.

Referuar listës së kandidatëve të PS-së që do garojnë në zgjedhje, Malaj tha se “në thelb të saj është lista e të besuarve të nënshtruar dhe jo e socialistëve të përkushtuar”. Sipas tij, përjashtimi nga listat nuk ishte aspak surprizë, pasi prej dy vitesh ishte përballur me kërcënime të eksponentëve të ‘neodiktaturës’ në parti, për ta larguar nga politika.

“Vendimi sapo jam njohur me listat. Nuk ishte vendim i marrë në inat, kam pritur të më vlerësohej kontributi dhe më pas jam deklaruar. Në thelb të listës socialistët e nënshtruar jo socialistët e përkushtuar. Rama ka dy vjet që ka dashur të më aneksojë. Vendimi i tij nuk është marrë dje, por ka dy vjet duke mos më lejuar të jem faktor kontribuues në proceset e demokratizimit të partisë. Rama rrezikon të ketë fatin e PASOK në Greqi e partitë e majta në vendet e tjera. Për këtë e kam paralajmëruar”, theksoi Malaj.

NANO: VOTONI FENOMENIN MALAJ, JO PËRFAQËSUESIT E RREMË NË LISTAT E RAMËS
Ora 12:37- Në mbështetje të Arben Malajt, tashmë i vetëshpallur kandidat i pavarur është edhe Fatos Nano ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste.

Gjatë kësaj konference për shtyp Nano bëri me dije se janë parimet ato që e shtyjnë të mbështesë Arben Malajn, dhe asnjë interes tjetër. Ky është një mesazh, siç tha Nano për të gjithë ata që duan të bëhen të pavarur nga klanet e politikës.

“Ju falenderoj që po ndiqni çuditë që ndodhin, Arben Malaj, kandidat i pavarur i PS, Fatos Nano në mbështetje të një kandidati të pavaruar. Ky është një mesazh që të gjithë të bëhen të pavaruar nga klanet e politikës shqiptare, errësirës, nga klanet e interesave që nuk po arrijnë të bëjnë transparencë. Është i qartë motivi që më sjell në mbështetje dhe në krah të Malajt. Është angazhim parimor, nuk ka asgjë

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: