Skip to content

Surpriza me listat, Berisha përfshin aleatët, Rama vetëm PS. KQZ: Po i verifikojmë

May 7, 2013

Surpriza me listat, Berisha përfshin aleatët, Rama vetëm PS. KQZ: Po i verifikojmëTIRANE- Deri në limitet e afatit kanë punuar selitë e partive për listat e kandidatëve për deputetë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.  Partitë zyrtarizuan në mbrëmjen e së hënës vonë emrat e kandidatëve për deputetë.

Dy krerët e partive më të mëdha, Berisha dhe Rama në daljet e tyre për mediat, i vleresuan listat, si lista të fitores më 23 Qershor. Ajo që ra në sy është fakti se Berisha në lista ka përfshirë dhe emrat e aleatëve, ndërsa Rama jo.

SURPRIZAT
E para që zyrtarizoi listën me emrat e kandidatëve ishte LSI. Plot 140 emra, por në të mungonte emri i të shumëpërfolurit, Shezai Rrokaj.

Pas orës 21:00, PS ka qenë ende duke përpiluar listat nga ku u mësuan dhe të papritura. Arben Malaj dhe Arben Isaraj, vendosin të kandidojnë të pavarur. Malaj i zhvendosur nga Vlora drejt Tiranës, përjashton veten nga listat e PS. Malaj vendos të kandidojë i vetëm në Qarkun e Vlorës. Burime nga PS konfirmojne se botuesi i Shekullit, Koço Kokedhima është i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS, në Vlorë. Kurse në listat e AK, nuk figuron emri i Myslym Pashaj.

Gjatë hartimit të listave të PS, ka pasur nervozime. Burime nga PS bënë të ditur se para përfundimit të përpilimit të listave, Shkëlqim Cani ka bërë sherr me Ardit Kajën, kurse Namik Dokle ka braktisur i nervozuar mbledhjen e kryesisë.

Me hartimin e listave të PS mësohet se jashtë mbesin Arben Malaj, Arben Isaraj, Albert Caci, Marko Bello, kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, Petro Koçi, si dhe Qemal Minxhozi.

Pavarësisht lajmeve të përhapura në media për mundësinë që deputeti socialist Erion Braçetë mos pranonte kandidimin në një qark tjetër dhe jo në Berat, ai ka pranuar të kandidojë në qarkun e Fierit.

Burime nga selia e PD, bënë të ditur për “News 24”, se jashtë listave kanë mbetur emra të deputetëve si, Rajmonda Bulku, Enkelejd Alibeaj, Lajla Pernaska, Fatos Hoxha, Mark Marku i parafundit fundit në listën e Tiranës, i 17-ti, ku rrezikon dhe fitoren, është Ilir Rusmajli, ndërsa i fundit është Jemin Gjana.

KQZ: PO VERIFIKOJMË LISTAT, AFATI PËR PUBLIKIM 14 MAJ
Ora 16:45
 
Komisioni Qendror Zgjedhor brenda datës 14 maj, ka afat ligjor për të pranuar ose refuzuar listat shumëemërore të koalicioneve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e këtij institucioni bëri me dije se KQZ do të shqyrtojë nesër në orën 12:00 kërkesën e Arben Malaj për të kandiduar si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës.

“Nisur nga interesimi shumë i madh i mediave gjate dites se sotme, po ju percjellim nje informacion lidhur me listat shume emerore. Ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2 kane depozituar lista shumemërore gjithësej 66 parti politike. Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të Koalicioneve Zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, eshte duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda dates 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumemërore të partive të sipërcituara. Ne mbeshtetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumemërore.  Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumemërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kunder vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumemërore”, theksoi Drilona Hoxhaj, zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ndërsa lidhur me kandidatët e pavarur mund te themi se jane 3 kandidat të mbështetur nga Zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 qershor. konkretisht: Dritan Prifti Qarku Fier (eshte miratuar ne mbledhjen e se shtunes). Arben Malaj Qarku Vlore (shqyrtohet neser ne mbledhjen e KQZ-se) Laureta Gjoni Qarku Vlore (eshte miratuar ne mbledhjet e muajit prill)”, sqaroi zëdhënësja.

LISTA ZYRTARE E PS-së, JA EMRAT E RINJ DHE TË PËRJASHTUARIT
Ora 16: 04-
 Partia Socialiste miratoi dje listën e propozuar nga kryetari Rama pas një mbledhjeje që zgjati rreth 2 orë. Ajo që përflitej u vërtetua mbrëmë, kur kryetari i PS, Edi Rama, nuk përfshiu në listën e qarkut të Vlorës dhe në asnjë qark tjetër Arben Malajn, ish-ministrin e suksesshëm të Financave gjatë qeverisjes 8-vjeçare të socialistëve. Malaj është zëvendësuar në këtë qark nga miku i vjetër i Ramës, botuesi Koço Kokëdhima, i cili do të jetë i treti në qarkun e Vlorës, pas Ramës i cili kandidon në këtë qark dhe Leskajt. Në listën kombëtare të PS-së nuk figuron emri i kryetares së FRESSH-it, Elisa Spiropalit, moskandidimi i së cilës ishte paralajmëruar me protesta nga një grup i madh të rinjsh të këtij forumi. Në qarqet e tjera nuk ka pasur surpriza. Pandeli Majko kryeson qarkun e Tiranës, i ndjekur nga Sajmir Tahiri dhe Vasilika Hysi, Fidel Ylli kryeson qarkun e Beratit, Ben Blushi qarkun e Elbasanit, Mimoza Hafizi qarkun e Shkodrës, Blendi Klosi qarkun e Durrësit, ndërsa Namik Dokle është i katërti në këtë qark. Listat kanë lënë jashtë radhëve deputetët si Et’hem Ruka, Marko Bello, Gazmir Bizhga, Albert Caci etj.

EMRAT E RINJ NË LISTAT E PARTISË SOCIALISTE:
1- LINDITA NIKOLLA
2- PARID CARA
3- SPARTAK BRAHO
4- PJERIN NDREU
5- RAKIP SULI
6- MILENA HARITO
7- KOÇO KOKËDHIMA
8- ANDREA MARTO
9- EDMOND LEKA
10- GENTIAN BEJKO
11- ARTUR BUSHI
12- ALFRED PEZA
13- MUSA ULQINI
14- ARBEN KAMAMI
15- ILIRJAN CELIBASHI
16- MAJLINDA BUFI
17- ILIRIAN PENDAVINJI
18- ILIR XHAKOLLI
19- YLLI ZIÇISHTI
20- ARDIT KONOMI
21- NAMIK KOPLIKU
22- EDUART BEJKO
23- SHKËLQIM CANI
24- ULSI MANJA
25- ARBEN NDOKA
26- VEXHI MUÇMATAJ
27- ERION VELIAJ
28- ANASTAS ANGJELI

EMRAT QË NUK JANË NË LISTA:
1- MARKO BELLO
2- QEMAL MINXHOZI
3- GAZMIR BIZHGA
4- HAZIR GASHI
5- EDISON KONOMI
6- SHEGUSH LIGORI
7- SKËNDER HASA
8- ALBERT CACI
9- ARJON MUCAJ
10- ETHEM RUKA
11- ALFRED DALIPI
12- ASTRIT BECI
13- PAULINA HOXHA
14- NDUE KOLA
15 AURON TARE
16- ARBEN ISARAJ
17- ARBEN MALAJ

LISTA E KANDIDATEVE TE PARTISE REPUBLIKANE NE 12 QARQE
Ora 14:00- Edhe Partia Republikane, pjesë e Aleancës për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, ka publikuar sot listën e kandidatëve zyrtarë për zgjedhjet e 23 qershorit.
QARKU TIRANE
1. YLLI SHEHU
2. ALFRED DESHATI
3. ROZETA SHIRA
4. AFRIM TOLA
5. DENILDA TURHANI
6. BASHKIM KUKA
7. SHKELQIM GJUZI
8. AGUSTIN KOLA
9. SALIH TAGANI
10. MARIKA KOCANI
11. ROMEO HANXHARI
12. GANI BELIU
13. ARMAND KAJA
14. PETRIT MANSAKU
15. FERDINAND SARAÇI
16. GERTA ÇIÇI
17. ERJON TUFINA
18. ELKIDA SINANI
QARKU BERAT
1. LULEZIM EQEREM SALLAKU
2. NERTILA SERVET SADEDINI
QARKU DURRËS
1. AGRON DUKA
2. KASTRIOT RADA
QARKU VLORË
1. ROBERT MECORAPAJ
2. ARDIAN DINE
QARKU LEZHË
1. BESNIK ZEF LLESHI
2. ARBEN PRENG GJONAJ
QARKU ELBASAN
1. LUAN DUZHA
2. ADI MADHI
QARKU KORCË
1. ERION HARUNI
2. AVDULLA CANO
3. KLEVIS BREGU
QARKU GJIROKASTËR
1. ROLAND BEJKO
2. DITAR HODAJ
QARKU KUKËS
LULZIM RESHAT ALIAJ
PRANVERA BAJRAM VATOCI
QARKU DIBËR
1. SHUKRI SHEHU
2. ELEZ NEZIRI
QARKU SHKODËR
1. GASPER KOKAJ
2. NAMIK KAMERI

PDIU: LISTA ZYRTARE E KANDIDATEVE
QARKU TIRANE
1. TAHIR MUHEDINI
2. ENGJELL CARA
3. VJOLLCA BRAHO
4. HASAN TAHIRI
5. SERVET MEHMETI
6. NESHAT MERXHYSHI
7. TASIM DEMI
8. KADRI NURIU
9. AHMET TAIPI
10. RUKO SAKO
11. ELMA FECI
12. HEKURAN HALILI
13. KRENAR ALIMEHMETI
14. ELVIS KOSOVA
15. RIVELINO CUNO
16. ILJAZ MEHMETI
17. MEREME CUNGE
18. KOZETA MESITI

QARKU BERAT
1. HAJRIE MBRATI
2. EDMOND ZEQUA
3. AGURIM LYLA
4. FATJON ZEJNELI
5. MANJOLA DEMIRI
6. MUHAMET BANUSHI
7. ALMIRA ÇUKU
8. ERION DACI

QARKU DIBER
1. MAHMUT XHEMBULLA
2. VERI KURTI
3. DHURATA ALLIU
4. ERMAL NUZI
5. ROLAND ISLAMI
6. LINDITA SHEHU

QARKU DURRES
1. FATMIR VOLOTI
2. SALI BAJO
3. JONADA MANO
4. TASIM BESHO
5. ABAZ HADO
6. ANIKA TANE
7. SKENDER GJONI
8. ARBEN XHEMALI
9. HYSEN BAJRAMI
10. EDLIRA BOJARI
11. RIZA ALUSHI
12. KEIDI SEJDIU
13. EQREM HOXHA

QARKU ELBASAN
1. AQIF RAKIPI
2. ILIRIAN SADIKU
3. LINDITA SENIJA
4. ARBEN LLALLA
5. XHEVDET DYRMYSHI
6. SULEJMAN BRAZHDA
7. MATILDA OMERI
8. ARDIAN TANA
9. ALBERT HAJRULLA
10. MIMOZA HAMITI
11. AHMET MEHMETI
12. DAMAN SINANI
13. ALBANA EJUP
14. ANJEZA ISLAMI

QARKU FIER
1. OMER MAMO
2. NUSTRET AVDULLA
3. BRUNILDA CAMI
4. HASAN HASANI
5. DILAVER KAMBERAJ
6. NEXHMI HYSENI
7. GEZIM VELIU
8. BRIZIDA MECO
9. ERVIN HASANI
10. TAULANT GRABOVA
11. LUMTURI SULA
12. MIRELA BORICI
13. ARTAN CANAJ
14. EDUARD MUHO
15. IMERAN MEHMETI
16. FATIME ZISO

QARKU GJIROKASTER
1. BLEDAR SINA
2. BENARD MIZIRI
3. LUEDA SINA
4. GJERGJI FILO
5. ELONA FILO

QARKU KORÇE
1. SPARTAK MERAKU
2. ARBER KULLA
3. ANIDA ZHURKA
4. JETNOR HYSOLLI
5. OLTA MEJDOLLI
6. PETRIT BAKO
7. ERGYS PASHO
8. MIRELA MATRAKU
9. EDA KURTI
10. ALKETA MULLA
11. ROMARJO ELEZI
12. GRAMOZ MYRTEZA

QARKU KUKES
1. YLBER GJETA
2. ANJEZA ÇALLPANI
3. ALBERINA MORINA
4. ARJAN BREÇANI

QARKU LEZHE
1. AIDA SHTINO
2. PAL TRASHAJ
3. BAFTJAR MUSTA
4. DOLORESA BUSHI
5. ALFRED IMERAJ
6. SONILA LLESHI
7. SONILA ÇERA

QARKU SHKODER
1. LILJAN IDRIZAJ
2. XHULJANO MYFTARAJ
3. EH-SEN JASINI
4. FAZILET FURRIKU
5. RREZEARTA JASINI
6. NAIM DENIKU
7. HEDIJE HYSENI
8. DRITAN BRAHIMI
9. BLERTA MUHJA
10. ENGJELLUSHE SPADA
11. LILJANA IDRIZAJ

QARKU VLORE
1. DASHAMIR TAHIRI
2. EDMOND ZEJNO
3. PRANVERA CECO
4. SHPETIM AVDULI
5. FATMIR SHERO
6. RAJMONDA ZOTO
7. EDMOND RUMANI
8. FADIL SERJANI
9. JONIDA ABAZAJ ( ISAJ )
10. GENTJAN ZENELI

DEBATI NË KRYESINË E PS
Ora 11:47- Edi Rama: Propozoj që të lexojmë të gjithë listën kombëtare dhe nëse ka ndonjë sugjerim apo propozim, ta bëjmë në fund.
Valentina Leskaj: Dua të di se me kë jeni konsultuar për listën e qarkut të Vlorës, sepse për disa emra unë nuk jam konsultuar.
Edi Rama: Të mos flasim për emra të përveçëm, sepse këto do përbëjnë histori për gazetarët. Unë i kam konsultuar edhe me ju, edhe me kryetarin e Bashkisë.
Arben Malaj: Mund ta di se për çfarë arsyesh unë nuk jam pjesë e listës kombëtare të PS?
Edi Rama: Unë jam koherent në qëndrimet e mia dhe kam thënë se ata që do të punojnë kundër strategjisë sonë, nuk do të jenë pjesë e ekipit tonë. Njerëzit që janë shprehur kundër programit, kur ai është miratuar, jo vetëm kur ka qenë në diskutim, nuk mund të jenë pjesë e ekipit tonë.
Arben Malaj: Unë e kuptoj se ky është vendim personal i yti. E kam ndjerë sa herë unë jam përpjekur që të punoj për të rritur demokracinë e brendshme në PS që kam gjetur kundërshti nga ty dhe njerëzit e tu, sepse ke kërkuar që Partinë Socialiste dhe vlerat e saj t’i shndërrosh në një simotër të Partisë Demokratike. Por, dua të di se kush ka qenë kundër kandidimit tim, kryetari i Bashkisë së Vlorës, i Bashkisë së Himarës, i Bashkisë së Sarandës, kryetari i partisë në këto rrethe?

FRD, BIBERAJ LIHET JASHTË, TOPI KANDIDON NË TIRANË
Ora 09:50-
 Fryma e Re Demokratike ka përmbyllur listat e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Pak para skadimit të afatit ligjor, FRD-ja zbardhi emrat e kandidatëve të saj, ku në listë mungon emri i nënkryetarit të kësaj partie, Aleksandër Biberaj. Në kryeqytet kandidon ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së. E dyta do jetë Belma Muka dhe i treti Saimir Shehri. Përgjatë ditës është mbledhur disa herë kryesia e “vogël” e partisë për të marrë në shqyrtim emrat kandidatë. Në orën 20:00, FRD-ja zyrtarizoi listën e plotë. Sipas FRD-së, në Durrës do të kryesojë listën Gazmend Oketa dhe i dyti është biznesmeni Sami Gjergji. FRD-ja vendosi të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, duke hequr dorë nga aleancat parazgjedhore. Kreu i saj, Bamir Topi deklaroi kohë më parë se FRD-ja nuk bën koalicion me dy partitë e vjetra, PDnë dhe PS-në, duke vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Por ajo që bie në sy në listën e kandidatëve të FRD-së është pikërisht mungesa e Aleksandër Biberajt në garën e 23 qershorit, pavarësisht se është një ndër themeluesit e kësaj partie.

DEPUTETË TË FRD QË KRYESOJNË LISTAT NË 12 QARQET E VENDIT
QARKU TIRANË
1. BAMIR TOPI
2. BELMA MUKA
3. SAIMIR SHEHRI
QARKU DURRËS
1. GAZMEND OKETA
2. SAMI GJERGJI
QARKU SHKODËR
1. FATLUM NURJA
QARKU LEZHË
1. GJERGJI IVANAJ
QARKU DIBËR
1. SALI SHEHU
QARKU BERAT
1. ALEKSANDER SALLABANDA
QARKU KUKËS
1. ARDIAN ELEZI
QARKU ELBASAN
1. ARTIN KOVAÇI
QARKU KORÇË
1. ALFRED CAKO
QARKU FIER
1. SHEZAI ÇOBO
QARKU VLORË
1. DAUT GUMENI
QARKU GJIROKASTËR
1. ÇEZAR KOTONI

“TE MUNGUARIT” E 23 QERSHORIT
Ora 07:20-
 Ja emrat e deputëtëve që nuk u rikandiduan për zgjedhjet e 23 qershorit nga dy partitë e mëdha PD dhe PS.
ARBEN MALAJ, PS
ELISA SPIROPALI, PS
QEMAL MINXHOZI, PS
ARBEN ISARAJ, PS
ET’HEM RUKA, PS
MARK MARKU, PD
SELAMI XHEPA, PD
JEMIN  GJANA, PD
ENKELEJD ALIBEAJ, PD
FATOS BEJA, PD

ZHVILLIMET E DATES 06/05/2013
BERISHA: LISTA JONË, E SHKËLQYER PËR FITORE. DHE KASTRIOT ISLAMI ATY, SEPSE E MERITON
Ora 23:30-Kryeministri Sali Berisha në orët e vona të mbrëmjes deklaroi se listat e kandidatëve të deputetëve janë të plota dhe gati për KQZ.

“Listë fitoreje, listë e shkëlqyer fitoreje. Ju keni qarkulluar gjatë gjithë këtyre ditëve emra dhe kjo është e drejta juaj. E vërteta është se lista shumë shpejt dorëzohet dhe keni gabuar në shumë raste në parashikimet tuaja, por kjo është çështja juaj.

I pyetur rreth listave të PS, Berisha tha: “Nuk kam asnjë koment të vetëm, se kam qenë i zhytyr në një punë intensive të selisë, mos harroni se ne kemi aleatët tanë të vendosur sipas pozicioneve dhe sa i përket palës tjetër, komenti më i mirë është ‘no coment’.

Madje kreu i qeverisë nuk mohoi as përfshirjen e Kastriot Islamit, përkundrazi vlerësoi maksimalisht figurën e ish-deputetit socialist.
“Absolutisht e konsideroj një meritim të tij, sepse ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik për të cilin e përjashtoi dhe kreu i tij. Shumë normale është përfshirja e tij në listat tona”.

DEBATE NE KRYESINE E PS, ZYRTARIZOHET LISTA E KANDIDATEVE
ORA 22:50 –
 Ndërsa mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike është zhvilluar në qetësi, në selinë e PS-së situata ka qenë më e tensionuar. Arben Malaj, Arben Isaraj dhe Namik Dokle e kanë lënë para kohe mbledhjen e Kryesisë. Ndërsa pati tension e debate të ashpra edhe ndërmjet kandidatit për deputet Shkëlqim Cani dhe Ardit Kajës.

LISTA ZYRTARE E KANDIDATËVE TË PS
QARKU TIRANË

1. PANDELI MAJKO
2. SAIMIR TAHIRI
3. VASILIKA HYSI
4. DITMIR BUSHATI
5. FATMIR XHAFAJ
6. LINDITA NIKOLLA
7. BESNIK BARAJ
8. XHEMAL QEFALIA
9. SADRI ABAZI
10. PARID CARA
11. SPARTAK BRAHO
12. ARTAN GAÇI
13. PJERIN NDREU
14. RAKIP SULI
15. MILENA HARITO
16. DASHAMIR PEZA
17. ENKELEJDA SHKRELI
18. ERVIN BUSHATI
19. BLEDAR DORACAJ
20. ALFRED DALIPI
21. SADI VORPSI
22. BLERINA GJYLAMETI
23. PETRIT VARGU
24. ARBEN SEFERAJ
25. SHAQIR SHEHU
26. BLENDI NALLBANI
27. ERJETA ALHYSA
28. RODOLF XHILLARI
29. IBRAHIM KALEMI
30. AFRIM QENDRO
31. AZBI ARAPI
32. LAVDRIM SAHITAJ
33. PETRIT DESKAJ
34. BESIM RUCI

QARKU DIBËR
1. SHKELQIM CANI
2. ULSI MANJA
3. HASAN CENI
4. ARBEN KESHI
5. ASHIM DOMA
6. EZMERINA HOXHA

QARKU LEZHË 
1. MIMI KODHELI
2. ARMANDO PRENGA
3. ARBEN NDOKA
4. NDREC DEDAJ
5. MEJREME DELISHI
6. EDUART NDOCAJ
7. KASTRIOT PIROLI
8. MIRELA NELI (SYKU)

QARKU SHKODËR
1. MIMOZA HAFIZI
2. TOM DOSHI
3. PAULIN STERKAJ
4. NAMIK KOPLIKU
5. SAIT FISHTA
6. GENTIAN PALAJ
7. NIKOLL DEDA
8. ROZAFA ZMIJANEJ
9. MEGI AJTYRESA
10. DJANA BEJKO
11. ZEF ÇUNI
12. PAL LERA
13. JANKO SHELÇAJ

QARKU KUKËS
1. VEXHI MUÇMATAJ
2. LAVDIM ELEZI
3. RAM HOXHAJ
4. ADEM LALA

QARKU BERAT
1.FIDEL YLLI
2.ERMONELA VALIKAJ (FELAJ)
3.EDUARD SHALSI
4.EDUART BEJKO
5.ARTAN LAME
6.STAVRI CECA
7.ERJON KËRI
8.ANILA AGALLIU
9.ALMA KULE

QARKU FIER
1. GRAMOZ RUÇI
2. ERION BRACE
3. EGLANTINA GJERMENI
4. ILIRIAN CELIBASHI
5. ARMANDO SUBASHI
6. ARBEN ÇUKO
7. PIRO LUTAJ
8. MAJLINDA BUFI
9. ERVIN KOÇI
10.ANDUEL XHINDI
11.BUJAR ÇELA
12. XHEVIT BUSHAJ
13. ARTUR ÇOBANI
14. ADELINA RISTA
15.ANTONETA DHIMA
16.LINDITA BUXHELI

QARKU DURRËS
1. BLENDI KLOSI
2. KLODIANA SPAHIU
3. ILIR BEQAJ
4. NAMIK DOKLE
5. GENTIAN BEJKO
6. ARTUR BUSHI
7. SHKELQIM TROPLINI
8. JURGIS ÇYRBJA
9. SOKOL SULA
10. ARDIAN KOKOMANI
11. GËZIM AGASI
12. TAULAND XHERAJ
13. ERALD HASANAJ
14. ESMERALDA SHKJAU

QARKU KORÇË
1. BASHKIM FINO
2. ARTA DADE
3. OLTA XHAÇKA
4. ILIRIAN PENDAVINJI
5. ILIR XHAKOLLI
6. YLLI ZIÇISHTI
7. ARDIT KONOMI
8. ARTUR PORPOLLOGU
9. ANA VERUSHI
10. ADRIATIK BRAÇE
11. ZAMIRA BEQIRAJ
12. ILIR TORRA
13. NADA NASTO

QARKU ELBASAN
1. BEN BLUSHI
2. DAMIAN GJIKNURI
3. EVIS KUSHI
4. ALFRED PEZA
5. TAULANT BALLA
6. MUSA ULQINI
7. ARBEN KAMAMI
8. ILIR BEJTJA
9. LULJETA ARAPI
10. AGIM LEKA
11. KASTRIOT GURRA
12. MEHDI PEPA
13. ALTIN AGO
14. YMER TOLA
15. ROVENA BEQIRAJ
16. SOKOL SKURA

QARKU VLORË
1. EDI RAMA
2. VALENTINA LESKAJ
3. KOÇO KOKËDHIMA
4. LUIZA XHUVANI
5. FATMIR TOÇI
6. ANDREA MARTO
7. EDMOND LEKA
8. SHUAIP BEQIRI
9. MIRA SHEHU
10. SHEME LULO
11. SOKOL BANA
12. GENCI KOJDHELI
13. NEIME GJIKA
14. NORETA KALCUNI
15. INES STASA

QARKU GJIROKASTËR
1. ARBEN AHMETAJ
2. ERION VELIAJ
3. ANASTAS ANGJELI
4. VLADIMIR KOSTA
5. DASHAMIR KAMBERI

PERFUNDON MBLEDHJA E KRYESISE SE PD-se, ZYRTARIZOHET LISTA
Ora 22:45 – Ka zgjatur rreth 2 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ku u zyrtarizuan emrat e 140 kandidatëve për deputetë, që do të depozitohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda orës 00:00.

LISTA PARAPRAKE E KANDIDATEVE TE PD
QARKU TIRANE

1. SALI BERISHA
2. MYQEREM TAFAJ
3.MAJLINDA BREGU
4. HALIM KOSOVA
5. FLORJON MIMA
6. GERTI BOGDANI
7. DASHAMIR SHEHI
8. JORIDA TABAKU
9. EDI PALOKA
10. KELTIS KRUJA
11. KASTRIOT ISLAMI
12. ASLLAN DOGJANI
13. VISAR ZHITI
14. ARBEN QIRJAKO
15. GENT DELIALLISI
16. TRITAN SHEHU
17. ILIR RUSMALI
18. JEMIN GJANA
19. LAJLA PËRNASKA
20. GAZMEND DIBRA
21. KRESHNIK ÇOLLAKU
22. RAJMONDA BULKU
23. KREUZA LEKA
24. SHKELQIM HOXHA
25. FETAH HASANI
26. ERVIN MINAROLLI
27. ELVANA HANA
28. GRIDA DUMA
29. IVI KASO
30. ANDIA PUSTINA
31. SAHIT DOLLAPI
32. KRENAR ALIAHMETI

QARKU SHKODER
1.JOZEFINA TOPALLI
2. HELIDON BUSHATI
3.VOLTANA ADEMI
4.NARD NDOKA
5.GJOVALIN BZHETA
6.NDUE PALUCA
7.BARDH SPAHIA
8.GJOK ULDEDAJ

QARKU KUKES
1. FLAMUR NOKA
2. BESNIK DUSHA
3. ALBAN ZENELI
4. ISMET JAKU

QARKU BERAT

1.GENC POLLO
2. ASTRIT VELIAJ
3. LEFTER MALIQI
4. MEHMET XHEKA
5.ÇAUSH QATO
6.FATBARDHA BULLARI
7.HAFIZE SKENDO
8.NEVILA HAZNEDARI

QARKU DURRES
1.EDUARD HALIMI
2. GENT STRAZIMIRI
3. ALBANA VOKSHI
4. IGLI CARA
5. OERT BYLYKBASHI
6. OSMAN METALLA
7. VULLNET TOPALLI
8. LUFTER XHUVELI
9. KSEANELA MUDERIZI
10.ZAMIR RAMADANI
11.MERITA BAKIU
12.ARJAN DEDEJ
13.MIRLINDA ÇEKA

QARKU ELBASAN
1. ARBEN IMAMI
2. EDUARD SELAMI
3. ARDIAN TURKU
4.LUÇIANO BOÇI
5. DASHNOR SULA
6. ARBIOLA HALIMI
7. AUREL BYLYKBASHI
8. IRENA PROGNI
9.RRAHIM ÇOTA
10.MATI ÇELA
11.ZAMIR MUZHAQI
12.MEDI SHEHU
13.HYSEN MOLI
14.MUHARREM KAJOLLI
15.BUJAR CAKANI

QARKU FIER
1. SOKOL OLLDASHI
2. MESILA DODA
3. SHPËTIM IDRIZI
4. KOZMA DASHI
5. BEDRI MIHAJ
6. MYSLIM MURRIZI
7. FLORIAN DANI
8. FERDINAND MURATI

QARKU LEZHE
1. ALDO BUMÇI
2. GJOVALIN KADELI
3. ALBINA DEDA
4. VASIL BICAJ
5. MHILL FUFI
6. ARTAN BUSHI
7. ZEF MACI

QARKU DIBER
1.SHEREFEDIN SHEHU
2. ROLAND KETA
3. EKREM SPAHIA
4. BEDRI HOXHA

QARKU KORCE
1. RIDVAN BODE
2.ELENA QIRICI
3. EDMOND SPAHO
4. FATMIR MEDIU
5. GJERGJI PAPA
6.FATBARDH KADILLI
7. LEONARD OLLI
8. VIKTOR DURO
9. LEDINA ALIOLLI
10.SORINA KOTI
11.ADRIANA HYSENBEGASI
12.ARTAN ZAIMI

QARKU GJIROKASTER
1. GENC RULI
2. SPIRO KSERA
3. ALIJE KOKALARI
4. VELEDIN ZAÇE
5. ARJAN KASAJ

QARKU VLORE
1. ASTRIT PATOZI
2. ARBEN RISTANI
3. LILJANA ELMAZI
4. ARDIAN KOLLOZI
5. LEONARD SINANI
6. YLLI PIRRO
7. VASIL KOÇIAJ
8. H. SHARRA

RAMA: KRENAR PËR LISTËN E KANDIDATËVE. NANO? E FUNDIT HERË QË LUHET ME TERMIN, SOCIALIST
Ora 22:30-Kryetari i PS, Rama bëri me dije se PS i hartoi dhe dërgoi në KQZ listat me emrat për kandidatët për deputetë.
Rama theksoi se skuadra e përzgjedhur është gati të fitojë në çdo qark.
“Jemi skuadër e PS, që do luftojmë në çdo qark për të fituar. Ju do keni në dispozicion emrat, nuk do lexoj listën e gjatë të emrave, por do nënvizoj pak gjëra.
Së pari dua të nënvizoj se jam shumë krenar që kam pasur privilegjin të punoj të bashkëpunoj të bashkëjetoj me burra e gra të një grupi parlamentar që është në përfundim të mandatit të vet, të cilët edhe pse nuk u përfshinë në listën e skuadrës së 23 qershorit, në përgjithësi kanë treguar jo vetëm mirëkuptim, për zgjedhjen e bërë, por dhe ndjenjë të fortë përkatësie ndaj PS.

Tërthorazi, por pa e zënë në gojë emrin e Arben Malaj, Rama shtoi se shumë prej kandidatëve edhe pse nuk u përfshinë në lista, sot dëshmuan se tjetër bëjnë e tjetër thonë.
“Duke pranuar madje në disa raste të përfshihen në pjesë jo drejtpërdrejt fituese dhe duke treguar se janë për atë që thonë dhe jo bëjnë, dhe siç është fatkeqësisht siç bëjnë në raste të tjera, që bëjnë e thonë tjetër gjë, për të qenë gjithçka, por jo të vërtetë. Dëshiroj të falenderoj dhe shpreh konsideratat më të larta të gjithë atyre që nuk ishin në grupin parlamentar dhe nuk u përfshinë në këtë skuadër.

‘Renditja nëpër lista është renditje krejt normale dhe nuk do të thotë për asnjë arsye se kush është i pari vlen më shumë se i dyti e i treti e me radhë”.

I pyetur rreth deklaratës së Nanos, Rama theksoi se kjo është hera e fundit që luhet me emrin e socialistëve.

“Gjërat kanë qenë gati dhe tregon që kështu duhet të ndodhte, sigurisht nuk është hera e parë, besoj se është e fundit që me PS, dhe me emrin e socialistëve të vërtetë siç kanë qejf të thonë, luhet. Unë besoj se është e fundit, ne jemi për Rilindje, gjithkush ka të drejtë t’i japë vetes shansin të rilindë dhe rilindja ka nevojë për një premisë themelore dhe nuk ka rilindje prej errësirës dhe për errësirën”.

“LARGIMI I MALAJ’, NANO: THYEJ ARMËPUSHIMIN ME PS, NDIHMOJ ARBENIN PËR FITORE NË VLORË
Ora 22:00
-Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano u shpreh i indinjuar mbi ‘largimin’ siç e cilësoi ai të z. Arben Malaj nga listat e kandidatëve të PS për deputetë.

Tek “News 24”, në emisionin ‘360 Gradë” të moderuar nga Artur Zheji, në një lidhje telefonike, Nano vlerësoi se PS po largon vlerat dhe profesionistët, si me rastin Malaj e Islami. Kjo, -tha ai,- është dhe arsyeja që ai do të prishë armëpushimin me PS.

“Të shpjegohemi, kam pritur me shumë maturi që PS të bëjë detyrën opozitare me të gjithë seriozitetin e duhur. Dhe nuk kam ndërhyrë në fushatë, jo thjesht për të mos dhënë ndonjë shembull të karakterit Islami, por jam i bindur që vendi ka nevojë për rotacion, por kaq nuk mjafton, duhet ndryshim i madh në axhendën politike dhe tek përfaqësuesit. Ka një filament që nuk duhet të digjet. Largimi i profesionistëve dhe politikanëve nga listat e zgjedhjeve, është një filament i djegur dhe unë këtu thyej çdo armëpushim me PS dhe familjes socialiste që i përkas.
Malaj është më socialist se unë, më socialist se Edvin Rama dhe Koço Kokëdhima dhe i pavarur ose jo unë do jem në krye të fushatës së z.Malaj për të mbrojtur me gjithë zjarrminë vlerat dhe filamentet që do çojnë Shqipërinë në Europë. Neser në orën 12:00, me Malajn në konferencë shtypi”.

Nano u shpreh se kuzhina e Ramës duhet t’i kishte bërë mirë llogaritë.
“Unë besoj se ajo që do të ndodhë është krijimi i një lëvizje të fuqishme që do balancojë konfliktim absurd që po bëjnë palët me njëra-tjetrën me socialistët. Do vijoj angazhimet e mia në dobi të një komuniteti politik. PS mbart vlera prej 22 vjetësh në Shqipëri dhe filamenti që përfaqëson z.Malaj nuk mund të lejohet të digjet. Jam i detyruar të pushoj armëpushimin dhe rreshtohem me z.Malaj në mbrojtje të filamentit të majtë.

ARBEN MALAJ JASHTË LISTËS SË PS-SË, KANDIDAT I PAVARUR NË VLORË
Ora 22:20 –
Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së kandidatëve të PS-së për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Teksa doli nga mbledhja e kryesisë së PS-së, ku iu komunikua vendimi për të mos e përfshirë në lista, Malaj bëri të ditur se do të kandidojë i pavarur në qarkun e Vlorës.

Malaj theksoi se vendimi që e la jashtë listës së PS-së ishte tërësisht individual i kryetarit Edi Rama. “Ky nuk është fundi i karrierës sime. Falënderoj të gjithë përfaqësuesit politikë të qarkut të Vlorës. Nuk kam asnjë problem individual me Ramën. E kam ditur që në momentet e para që lufta që kam bërë për të mos ndryshuar Kushtetutën në mënyrë arrogante, e kam ditur që kur i kam kërkuar PS-së të mos bllokonte funksionimin e Kuvendit. Kur kam nisur një proces për modernizimin e PS, e kam ditur që do kem një çmim për këtë. Nuk më zhduk dot asnjeri nga politika. Vendimi është individual i Ramës. Unë nuk mund të tërhiqem nga detyrimi për t’i shërbyer vendit tim. Njëra nga këto është t’i shërbej si kandidat i pavarur”,- tha Malaj.

“Shumë nga ata që Rama i promovon me parafabrikat, nuk kanë asnjë angazhim dhe kontribut, por thjeshtë që janë të nënshkruar, kishin kohë që dilnin garant se do ta zhduknin Malajn nga politika”- vijoi ai.
Deputeti nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, ndërsa paralajmëroi një konferencë për shtyp ditën e martë në orën 12:00.
Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

LSI PUBLIKON LISTEN ZYRTARE TË KANDIDATËVE PËR DEPUTETË
Ora 20:30-Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani dorëzoi në KQZ rreth orës 20:30 listën e 140 kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Manjani theksoi se lista e LSI-së është një listë përfaqësuese, me personalitete të njohur dhe të rinj. Në listat e LSI mungon emri i perfolur i Shezai Rrokaj.

“Dorëzova listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit në emër të LSI. Është një listë prej 140 personash e konsultuar prej ditësh në forumet drejtuese të partisë. Eshtë një listë shumë përfaqësuese, shumë simpatike, me të cilën LSI futet në koalicionin e Aleancës për Shqipërinë Europiane me gjithë vullnetin për të ecur më shpejt drejt Europës. Kemi ndërtuar një listë përfaqësuese, kemi shumë të rinj, kemi personalitete gra në listë, ashtu siç ka shumë personalitete të tjera në fusha të ndryshme që përfaqësojnë ekipin e LSI. Sot unë i dorëzova këto emra, mezi pres datën 24 që të vij të marr emrat fitues”,- theksoi Manjani.

LISTA ZYRTARE E LEVIZJES SOCIALISTE PER INTEGRIM
QARKU TIRANE

1. ILIR META
2. KLAJDA GJOSHA
3. LUAN RAMA
4. YLLI MANJANI
5. ARDIT ÇELA
6. ENDRIT BRAIMLLARI
7. KEJDI MEHMETAJ
8. VIRON BEZHANI
9. SOKOL DERVISHAJ
10. BRUNILDA PASKALI
11. DRITAN HYLLI
12. FATIME GOGA
13. LUAN SALLAKU
14. MIRELA MEKO
15. REXHEP BALLMI
16. RUSTEM MURATI
17. ALMA DYRMISHI
18. EDMOND STOJKU
19. ILIR DASHI
20. EDMOND RRUSHI
21. HASAN HOXHA
22. XHAVIT HALILI
23. MALVINA PALUSHI
24. BESNIK HYSENBELLI
25. PARIT XHIHANI
26. ERIOLA HYSENI
27. EDUART TAFAJ
28. REDI BERBERI
29. MATILDA TYLI
30. MAKSIM LULO
31. RIGERT XHARRI
32. ERIONA BIXHA

QARKU ELBASAN
1. EDMOND HAXHINASTO
2. BUJAR KLLOGJRI
3. MIRANDA RIRA
4. SHKELQIM ELEZI
5. KASTRIOT BELSHI
6. DASHAMIR XHIKA
7. EDLIRA ÇEKREZI
8. ALTIN IDRIZI
9. REXHEP BIÇA
10. FLORIKA TUKA
11. ZENUN BULLARI
12. RUDINA MITA
13. KLAUDIA KRASNIKA
14. VEIZ BOJA
15. BEHAR ALMETA
16. AGRON ROKA

QARKU BERAT
1. NASIP NAÇO
2. GLEDJON REHOVICA
3. SELFO KAPLLANI
4. SILVA CAKA
5. LEFTER KUQO
6. VALBONA PAPA
7. MIMOZA VELIKO
8. EMILJANO KAMSI

QARKU VLORE
1. SHKËLQIM SELAMI
2. FLAMUR ÇELAJ
3. KATINA GOGO
4. KASËM CENAJ
5. THODHORI SHIA
6. LUÇIANA KOPRENCKA
7. KLAJDI MATI
8. DIANA MURATI
9. JUNA HOXHAJ
10. KAMBER ZAIMAJ
11. APOSTOL QIRKO
12. BEQIR KASHURI

QARKU SHKODER
1. AGRON ÇELA
2. NORA MALAJ
3. ARTAN BUSHATI
4. SAJMIRA LAÇI
5. RIDVAN HEBAJ
6. EDI SMAJLAJ
7. SENAD HALLUNAJ
8. LUMTURI HOXHA
9. ARJANA VISHNJA
10. MERITA SMAJAJ
11. ALEKSANDER SHYTANI

QARKU LEZHE
1.MONIKA KRYEMADHI
2.PETRIT GJONI
3.GJOK BUNA
4.BIB GJOMARKAJ
5.EDMOND PIROLI
6.ERISI ZAIMI
7.PRENDA SEJDIA

QARKU KUKES
1. APOSTOL GOÇI
2. QEMAL ELEZI
3. PELLUMB BARDHOSHI
4. UKË CAMAJ

QARKU KORCE
1. PIRO KAPURANI
2. MIMOZA GUSHO
3. ARBEN MALO
4. PETRIKA LAME
5. JORIDA ROMAÇKA
6. SOKOL VAKO
7. FLOALDA STRATI
8. PALI KRISTO
9. ARSIDESA HYSI
10. ZAMIR DEMIRAJ
11. AFERDITA SULEJMANI
12. GURI MEKO

QARKU DIBER
1. PËRPARIM SPAHIU
2. AGIM HYSA
3. LUTFIJE META
4. MELAIM DAMZI
5. OLSA SHATKU
6. AGRON DACI

QARKU DURRES
1. LEFTER KOKA
2. EDMOND PANARITI
3. BUJAR DERVENI
4. KRISTO HUTA
5. EDMOND LALA
6. HYSEN LLACA
7. ERMION ARAPI
8. SILVANA MAKSUTI
9. HAJRI NUHU
10. ILIR MEMKO
11. MERITA KUÇI
12. KLODJANA PASHKAJ
13. ERMIRA KOÇI

QARKU FIER
1. PETRIT VASILI
2. ROBERT BITRI
3. ORNELA ZONJA
4. ARDIAN ALUSHI
5. ALBERT SANXHAKU
6. FREDERIK ÇUKO
7. ELINOR SHANI
8. ARBEN ÇUKO
9. AGIM RRASA
10. BARDHI MELI
11. FERDINAND DOKSANI
12. DONIKA CANAJ
13. MAJLINDA KOÇIU
14. SEMELA HOXHA
15. BESMIR GROPA
16. ANILDA ALIAJ

QARKU GJIROKASTER
1. VANGJEL TAVO
2. RESHAT ZIKA
3. SHPETIM SPAHIU
4. ZAMIRA RAMI
5. EDIOLA BRAHA

ALEANCA KUQ E ZI DOREZON NE KQZ LISTEN E KANDIDATEVE
Ora 20:20-
 Aleanca Kuq e Zi dorëzoi rreth orës 20:45 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë. Kryetari Kreshnik Spahiu kryeson listën në Tiranë. Aleanca Kuq e Zi vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit.
Përfaqësuesi ligjor i Aleancës Kuq e Zi konfirmoi se zoti Myslym Pashaj nuk është në listën e AK-së, por siç tha ai vijon të jetë pjesë e Aleancës Kuq e Zi.

LISTA ZYRTARE E ALEANCES KUQ E ZI
QARKU TIRANE
1. KRESHNIK SPAHIU
2. FATMIR GJUZI
3. LUMTURI RATKOCERI
4. ARBEN DERVISHI
5. REDI RAMAJ
6. EDMIR DYMLEKU
7. ALBAN DACI
8. ERION GJERGJI
9. ASIJE KOPRENCKA
10. AUGENT XHAFERAJ
11. ILIR LAKU
12. SHKELZEN NEZAJ
13. BESNIK KOCI
14. MATILDA LACI
15. NURISH KOLA
16. SENA TARELLI
17. INDRIT DEDEJ
18. KLEVIS MURATI
19. HARBI ALIAJ
20. JONID SULA
21. ATHINA NACI
22. HYSEN HUSHA
23. OLIANA AJAZI
24. ONELDA MELE
25. DALLENDYSHE MEÇA
26. BUJAR DORZI
27. JULJAN TEREZIU
28. ADRIANO KADRI
29. MARINELA FECI
30. SULLTANE LERA
31. ROZA HASA
32. ALTIN JANO

QARKU ELBASAN
1. ASLLAN MUSTA
2. AIDA SOKOLI
3. MYSLIM KARRIQI
4. BEKIM ADILI
5. KOCI ZHUPANI
6. ERVIST RAMA
7. MONDI KURTI
8. ILDA HYSENBELLI
9. ENVER HIDRI
10. ETLEVA BRAGJECI
11. GERTIAN HARECARI
12. IVLINA MIZA
13. GENTIAN QOSJA
14. ORJELA SULEJMANI

QARKU GJIROKASTER
1. MUHAREM GUÇE
2. ZAÇE ISLAMI
3. MIMOZA HODAJ
4. VIOMENT KARAGJOZI
5. ILIA PETRO

QARKU DIBER
1. NAIM MUÇA
2. GERDIAN BRAHILIKA
3. MALIQEISKURTI
4. LAIM MANARKOLLI
5. NEZIR KETA
6. DRITA DISHA

QARKU DURRES
1. LISEN BASHKURTI
2. REZARTA ELEZI
3. ARDIAN NDREU
4. ELONA MINA
5. STEFAN ÇERRI
6. GEZIM HASA
7. ILIR VASILI
8. SOKRAT ALLAMANI
9. IRENA MNALLA
10. QEMAL HAXHI
11. JETMIR HAXHILLARI
12. JORILDA MERSIN
13. KLAUDIO TENGU

QARKU FIER
1. ALTIN DAUTI
2. LULE CILI
3. ADRIATIK LEKA
4. ERJON KOTORI
5. ERMAL SALIAJ
6. ENEIDA HOXHA
7. EVIS HASANBELLI
8. ILIRAN KALEMI
9. RAJMONDA CELA
10. NEXHMIJE ZYKA
11. AGIM GREMI
12. ENVER MYFTARI
13. HAMZA SHERJA
14. ALDO PEQINI
15. DHURATA KORRESHI
16. ERGYS IBERSHIMI

QARKU LEZHE
1. JULIAN KOLA
2. RIVELINO ISMALAJ
3. MARINELA PRENDI
4. JETNOR SHERRI
5. PAL BIBA
6. DEDE BUKAQEJA
7. MARIE SEFGJINI

QARKU KORCE
1. KRISTI ANDONI
2. REDI ORGOCKA
3. NERTILA SULENJI
4. JONADER AGOLLI
5. EDISON SULENJI
6. SENTILJANA SINO
7. OLGER MANCE
8. ABIDIN MASLLAVICA
9. EJONA PAHO
10. EART KETI
11. GJERGJ JORGAQI
12. EDMIR XHABEU

QARKU KUKES
1. MISIN BRAHA
2. HALIL KAMBERI
3. JOLANDA SULA
4. ALFRED ISEBERI

QARKU SHKODER
1. BLEDAR METI
2. ORMIR BERDICA
3. VALBONA SAKEJ
4. FRAN PAJA
5. GJERGJ DUSHKJA
6. KLODJANA BERDICA
7. SHAQIR HYSA
8. SOKOL NIKOLLA
9. FLUTURA BYTYCI
10. ALEKSANDER LULA
11. FATBARDH IDRIZI

QARKU VLORE
1. ADRIATIK LAPAJ
2. ANILA AHMATAJ
3. ARJAN ZYKA
4. ANILA HITAJ
5. FLORIANT MUHO
6. NAJADA GJIKSANA
7. YLLI HASKA
8. ULJANOVA GJONAJ
9. PANAJOT LLOJI
10. PJERINA MINGA LAME
11. KADRI SERJANI
12. ALPIN SKENDAJ

QARKU BERAT
1. MARGARITA KOLA
2. RUHIJE BOBO
3. ERION MELENGU
4. ASQERI CELA
5. DRITAN SHALLARI
6. ALTIN MALAJ
7. STILIANO BODE
8. DHIMITRAQ SINJARI

PDK: LISTAT PERFUNDIMTARE PER 12 QARQET E VENDIT
QARKU TIRANE

FRROK GJINI
TONIN ALIA
RAJMONDA DEDOSHI
DEDË SHKURTI
AGIM PISLI
GJYZEPINA MIRASHI
BLEDAN META
ARTAN DAFKU
EDMOND RROKAJ
AGRON LAÇI
ERMAL MERDANI
KLESTA XHAFERRI
ELONA SELIMAJ
BLEDAR MERJA
FLORIDA GEGA
ILIR BALA
BERNARD NDRECA
MARSELA HASI
GËZIM KOLA
YLLI META
JONIDA ZEKA
VALTER MARASHI
ELTJON KALA
NASILDA SHYTI
SALI KOLA
ANTON NDRECA
ORNELA GJURRA
MARKO SHPANI
SKËNDER KURTI
DITMARA VATNIKAJ
ILIR TAFILICA
ENVER LEKA

QARKU SHKODER
PJETËR BOSHI
FERDINAND JAKU
MIRANDA MIHAJLI
NIKOLIN BARDHOKU
ZEF KEQAJ
JULI LLESHI
GJERGJ SOKOLI
NDOC DEDA
ERVINA TULA
BLEDAR SULA
NDUE MARKU

QARKU LEZHE
ALFRED DAÇI
VASIL BICI
ALBANA VATA
ZEF DODA
FLORA GJINAJ
SIMON KALAJ
DILE MATAJ

QARKU KUKES
LEONARD MATAJ
PAL ROSAJ
MAJLINDA RAMALLARI
QAZIM NOKA

QARKU DURRES
ZEF ÇUPI
MANJOLA MEMINI
KELMEND DEMA
ILMI HOXHA
JORIDA IVANAJ
GRAMOZ MEMINAJ
JERINA MALOKU
AGRON SADIKLLARI
HAKI MAVRIQI
INDRIT NUREDINI
DESIDA LAKO
ALEKSANDËR GOGA
KUJTIM SHAHINI

QARKU DIBER 
AVNI BUCI
LINDITA PALI
SAMI BRUÇI
KUJTIM MARTANI
ABEDIN PACI
MULVINA PISLI

QARKU ELBASAN
REZART KOVAÇI
AURELA SKILJA
RUDI BARDHOSHI
VALBONA DEDJA
LYSIEN FEÇANJI
RIGERS DEDJA
ETLEVA TOÇI
BULIANA ÇERRI
VIKTOR DRIZARI
BLERTA HOXHA
SHKËLZEN LILA
HENRIK LATIFI
BESMIR DRIZARI
PETRIT VASHAKU

QARKU KORCE
ODISE JATAGANI
EDMOND SKËNDERAS
TEUTA HOXHA
GJERGJI MALUSH
DAJLAN CUKA
IRIDA DRAGOJ
GENTI TIKO
GJERGJI RRAPO
KRISJOLA ÇOLLAKU
ANDI MARJANI
BLERINA SERTI
KOZETA TIKO

QARKU BERAT
ROLENC MATO
ERJON TAHO
LORELA PAPA
ARBEN LIKAJ
ADRIJAN ERMEZI
MIMOZA RAMA
BARJAM LLANGOZI
ALBANO ZIU

QARKU GJIROKSTER
PERLAT KALEMI
LULZIM SULAJ
HATIXHE HODAJ
GËZIM PROKO

QARKU VLORE
AGRON SHARRA
BAKI JAZAJ
JONIDA KAPAJ
ARLIND DEROMEMAJ
NAKO MJALTAJ
MARJOLA RAMA
ESAT ASLLANAJ
FRESKIDA SULKAJ
MEÇAN MEÇANAJ
ARANIT FERRAJ
ERVIS NURAJ
KLODJANA KONGJINAJ

QARKU FIER
BUJAR HASAJ
GAZMEND ÇELA
LEONARD BEHAJ
MARSIDA LASKA
ANTON PËRLALA
SHKËLZEN AVDULAJ
DENISA DALIPAJ
ROBERT SALIAJ
KLEODIAN TROKAJ
ELMIRA MALENAJ
ENDRIT DOKO
FERDINAND ZDRAVA
EGLANTINA FEIMI
SHPËTIM FEJZULLA
ADELA KULLAU
EDMOND HYKOLLARI

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: