Skip to content

Aleks Ferguson jep dorëheqjen nga drejtimi i Manchester United

May 8, 2013

Aleks Ferguson jep dorëheqjen nga drejtimi i Manchester UnitedPasi ka drejtuar për 26 vjet si trajner ekipin e Manchester United, Aleks Ferguson ka vendosur që të japë dorëheqjen, duke dalë në pension pas përfundimit të sezonit.

Në deklaratën e tij thuhet: Vendimi për t’u tërhequr është dicka, të cilën e kam menduar për një kohë të gjatë dhe që nuk ka qenë i lehtë, por bëhet në kohën e duhur. Ishte e rëndësishme për mua që ta lija këtë organizatë në formën më të mirë të mundshme dhe besoj se e kam bërë këtë gjë”,- shprehet Ferguson.

Sir Alex Ferguson është menaxheri më i suksesshëm në botën e futbollit. Ai është menaxher i Mançester United që nga viti 1984 dhe me Mançester United ai ka fituar 13 herë Premier Ligën angleze, dy herë Uefa Champions League dhe gjithmonë është konsideruar një trajner që do të kishte dëshira ta kishte cdo ekip.

Aleks Ferguson është një nga trajnerët më të njohur në botë, jo vetëm për strategjitë e tij në lidhje me drejtimin e një ekipi, por edhe për faktin se ai ka një jetë që udhëheq Manchester United drejt trofeve. Skocezi 71 vjeçar, është protagonisti kryesor i sukseseve të “Djajve të Kuq”.

Nga drejtimi i tij kanë dalë emra të mëdhenj të futbollit botëror, ku ndër të shumtit është edhe ylli portugez Kristiano Ronaldo.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: