Skip to content

Incidenti në Vjenë, Egin Ceka: Dorëhiqem si diplomat, Rama më cënoi. I thashë plehrë!

May 8, 2013

Incidenti në Vjenë, Egin Ceka: Dorëhiqem si diplomat, Rama më cënoi. I thashë plehrë!TIRANE- Mblidhet Komisioni Hetimor për hetimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive për incidentin e ndodhur më 24 prill 2013 pranë Akademisë Diplomatike të Vjenës.

Në këtë seancë ka nisur dëshminë e tij diplomati Egin Ceka si i përfshirë në ngjarje, duke qenë se Rama nuk ka pranuar të dëshmojë.

Në fjalën e tij, Ceka sqaroi ngjarjen, ndërsa pranoi edhe njëherë se kryesocialisti Rama e ka dhunuar fizikisht dhe e ka fyer.

“Më 24 prill 2013 në Akademinë e Vjenës u organizua një aktivitet me zotin Rama, aty kishte diplomatë të ndryshëm. Ai përsëriti tezën që shërbimi diplomatik është tejet i politizuar. Duke mos pasur autorizim kërkova të flas pas mbledhjes me të, që të mos dukej edhe si ndërhyrje politike. Pas takimit iu prezantova, i shpreha mendimin se teza e tij nuk reflekton realitetin. Ai s’u përgjigj më tha se kush më kishte dërguar dhe se duhet të largohesha nga kjo sallë”, tha Ceka.

Gjatë dëshmisë, Egin Ceka u shpreh se ai duhet ta kishte goditur me grusht Ramën pas gjestit që bëri, porse ai në rolin e një diplomati shteti është vetëpërmbajtur. Sipas tij e vetmja fjalë e rëndë që i ka thënë është plehrë.

“Unë kam pasur dhe kam kontakte me këtë akademi. Pas fjalës time mund t’ju them se Rama e tejkaloi kufirin njerëzor me gjestin e tij të dhunshëm, më cenoi personalitetin, unë reagova verbalisht, i thashë se në 20 vite nuk më ka ndodhur një gjë e tillë dhe se shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga një njeri si ai. Fjala e vetme e rëndë që përdora ndaj tij ishte plehrë. Do kishte merituar një grusht, por u përball me përmbajtjen time. Ai cenoi një diplomat, vetëpërmbajtja ime ishte vetëpërmbajtja e shtetit”, tha Ceka.

Sipas tij, “Rama ka pasur me vete një kameraman që ka filmuar gjithë aktivitetin dhe ndoshta ka filmuar edhe incidentin”, prandaj i kërkoi komisionit të hetojë për këtë.

Ceka më tej shton se diplomatët e tjerë që ndodheshin aty nuk mbajtën anën e asnjërit. Ndërsa shton se, “Kur Rama mori vesh djali i kujt isha më tha, “ se i biri i Neritanit je ti, si i ati dhe i biri”.

Egin Ceka deklaroi se jep dorëheqjen e parevokueshme për shkak se është cënuar integriteti i tij si diplomat.

“Mbetet e pakuptueshme arsyeja pse një pjesë e publikut dhe mediat, pranon ekseset e një njeriu të paekuilibruar, ku është ky kufi dhe pse janë të gatshëm të cënojnë integritetin e një diplomati. Episodi në fjale duhet të jetë sirenë alarmi për mbrojtjen e një diplomati shqiptar, por dhe për mbrojtjen e vlerave të publikut shqiptar. Rilindja është të kesh guximin ti thuash cdo kujt atë që mendon. Kam qenë dhe mbetem, njëri i lirë dhe i pavarur. Vlerësoj integritetin tim si të panegociueshëm. Kam punuar në diplomaci me ndërgjegje. Jam i kënaqur me arritjen time këto 4 vite. Jap dorëheqjen e parevokueshme nga shërbimi im në diplomaci”, deklaroi Ceka.


PYETJE-PERGJIGJIE
Keni pasur ftesë për të marrë pjesë në aktivet? 

“Kam pasur njoftim nga disa organizatorë pasi e-mail im ndodhet në listat e akademisë diplomatike. Kështu që kam një njoftim dhe e kam regjistruar në axhendën time të 24 pillit.

Keni pasur diskutime të tjera gjatë takimit me Ramën?
Jo nuk kam pasur një paratakim me Ramën.

Si e njihni Fate Velaj dhe marrëdhënia që keni pasur?
E kam parë Fate Velaj në vitin 2004, kur po merrte një cmim nga Universiteti i Austrisë. Edhe para dy vitesh e kam takuar, ku më ka thënë fjalët më të mira dhe është ankuar për një diplomat tjetër austriak. Dhe rasti tjetër është ku Velaj u vu në krye të një fushata përbaltje duke publikuar në mediat shqiptare një shkrim nga më të pamendueshmit, për mua dhe babin tim. Ai në të njëjtin shkrim përmendte disa autoritete austriake. Kontakti im i fundit ka qenë dërgimi i email-eve të Fate Velaj, në gjermanisht diplomatëve austriak për ti njoftuar se si po përbalten.

Ju keni qenë në cilësinë e diplomatit në takim apo privatisht?
Në aktivit kam vajtur privatisht. Por, unë si diplomat që jam kam detyrimin moral ti ndjek këto aktivitete.

Gjatë takimit me Ramën ka qenë njeri tjetër prezent?
Në castin kur kam biseduar me zotin Rama kemi qenë vetëm ne të dy, pjesëmarrësit e tjerë kanë qenë rreth 4-5 metra larg. Organizatori Velaj nuk ka qenë pranë po në distancë.

Pas incidenti përvec shprehjes ‘plehrë’ ndaj Ramës jeni i sigurtë që nuk kemi përdor shprehje tjetër?
Jam i sigurtë që as para dhe as pas nuk kam përdorur fjalë fyese.

Cili është aktiviteti juaj në Vjenë?
Aktiviteti im është se kam një rekord pune pranë Universitetin e Vjenës. Tani nuk punoj, kam punuar në 2009 për herë të fundit. Aktualisht po kryej, punimin tim shkencor.

Kë njoftuat për incidentin?
Kam njoftuar Ministrinë e Jashtme, e kam ndjerë si detyrim nuk është hera e parë që i dërgoj raport.

DËSHMIA E AMBASADORIT VILI MINAROLLI
Në Komisionin Hetimor ka dëshmuar edhe ambasadori shqiptar në Vjenë Vili Minarolli, i cili parashtroi ftesën e ardhur nga organizatori i aktivitetit Fate Velaj për të marrë pjesë në këtë takim. Minarolli vlerësoi se takimi kishte probleme me organizimin teksa theksoi se incidenti ishte i panevojshëm.

“Në datën 8 prill në postën time elektronike gjeta një ftesë ta ardhur nga Fate Velaj se me 24 prill do vinte ne Vjenë zoti Rama. Ftesa thoshte ju ftojmë miqësisht dhe miqtë tuaj të merrni pjesë në një dialog forum. Mu duk interesante vizita dhe axhenda e kreut të PS. Dua t’ju them se Akademia Diplomatike e Vjenës është një nga vendet ku diplomatët janë të familjarizuar aty organizohet shumë takime të tilla. Incidenti ishte krejtësisht i panevojshëm. Diplomatët e ambasadës dhe zoti Ceka morën pjesë në rolin e dëgjuesit krejtësisht normal. Diplomati Ceka ishte afruar për të biseduar me Ramën, por ai mesa duket ishte i pakënaqur me organizimin pasi linte shumë për të dëshiruar. Mësova se disa herë ai kishte ndërhyrë për përkthimin. Njerëzit ishin të pakënaqur nga përkthimi pasi ishte një shqiptar nga Maqedonia që nuk fliste shumë mirë shqip. Ngjarja ka një shije të keqe, dëmton imazhin e Shqipërisë”,- theksoi Minarolli.

Ambasadori Vili Minarrolli sqaroi më tej momentin e incidentit mes Cekës e Ramës ndërsa tha, kreu i PS-së duhej të kishte ruajtur qetësinë.

“Zoti Ceka i është afruar zotit Rama kur kishte mbaruar gjithçka për të mos e marrë si provokim. Iu afrua për të biseduar miqësisht. Rama do ketë pasur ndonjë tension për takimin që linte për të dëshiruar, u nevrikos më parë për përkthimin se e kuptoi që nuk po bëhej siç duhej. Rama ndërhynte se fjalët nuk po i përktheheshin mirë, kishin gjetur një përkthyese shqiptare nga Maqedonia, por që kishte lindur në Austri e që s’dinte mirë shqip. Ai përfaqëson opozitën shqiptare dhe nuk duhet ta humbte qetësinë e zakonshme. Eginit t’i thoshte të fala Neritanit dhe të mos krijonte atë incident të panevojshëm. Ai la një shije të keqe në atë sallë”, tha Minarrolli.

Më tej ai lezoi një letër të zotit Ajet Shira dëshmitar në sallën e Akademisë së Vjenës.

“Një pjesë e madhe e njerëzve në mbarim të dialogut iu afruan Ramës, unë dola të takoj një mik dhëe kur u ktheva në sallë pashë Ramën që kishte vënë dorën e djathtë në veshin e zotit Ceka, reagimi i këtij të fundit ishte i tillë që linte të kuptonte që gjërat mes tyre s’kishin shkuar mirë. Dikush i tha Ramës se personi që po diskutonte ishte Egin Ceka, djali i Neritan Cekës dhe Rama iu përgjigj. “Djali i Neritanit je? Si i ati dhe i biri”, lexoi Minarrolli letrën e Shirës.

Minarrolli shtoi se Ajet Shiria ka mundësi të dëshmojë edhe vetë në këtë komision, por vetëm ditën e shtunë.

DËSHMIA E FATE VELAJ
Fate Velaj, një nga organizatorët e aktivitet në Vjënë i thirrur në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se ai nuk ishte organizatori i vetëm.

“Unë isha një nga organizatorët në akademinë diplomatike në Vjene me titullin ‘Shqipëria konstruktojmë të ardhmen Në Akademinë Diplomatike në Vjenë jam si në shtëpinë time. Vitin e kaluar më 3 shkurt, Edi Rama mbajti refercë në godinën qendrore të PE në Vjenë, me titull ‘Evropa mes meje dhe teje’ më 2012. Këtë vit Rama u ftua për një aktivet ne Akademi, me temë ‘Shqipëria konstrukojmë të ardhmen”. E pranoi ftesën dhe organizatorët e ftesës kanë qenë 4 organizata. Nuk kam qeneve vetem unë, ( por edhe Instituti i Danubit,Akademia Diplotatike e Vjenës dhe Instituti Karl Renne). Rama e pranoi ftesën. Para se të vinte ka pasur një axhendë takimesh. Për këtë aktivitet që të katër organizatat dërguam ftesat. Kush bënte pjesë në data base e organizatave ka marrë ftesë. Në fund fare shkruhet ju lutem konfirmoni me shkrim pjesëmarrjen. Në Akademinë Diplomatike nuk mund të hyhet si në një restorant, se duhet të merren masat. Kanë qenë 92 veta që kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Kemi gabim diplomatik të zotit Minarolli. Nuk duhet të më drejtohej mua Minarolli është i ftuar zotit Rama”, tha Fate Velaj.

Velaj ka thënë më tej se, “Unë kam shpërndarë 5 mijë ftesa nëpërmjet emailit, ftesën nuk e përjashtoj që e kanë marrë, siç e mori Vili Minarrolli. Minarrollin e kam takuar dhe më tha që nuk do jem se kam një sebep familjar, zyrtarisht tha nuk nuk do dërgoj asnjë person, ndërsa privatisht nuk e di çdo bëhet. Atë të tyren e quaj pjesëmarrje por jo ftesë zyrtare”.
Velaj më tej nguli këmbë se në atë sallë nuk ka pasur asnjë incident mes diplomatit Ceka e kryesocialistit Rama.

“Takimi ishte mese korrekt dhe normal. Këtë e morëm vesh vetëm nga mediat në Shqipëri, nuk ka pasur incident. Këtë e them dhe do ta them deri në vitin 6000, që nuk ka pasur incident. Akademia Diplomatike ka deklaruar se nuk ka pasur incident, atëherë jeni ju që po prishni imazhin”, tha ai.

Ai më tej sqaroi se si e ka parë ngjarjen. “Gjestin e Ramës nuk e kam parë, kam qënë në pozicion të tillë që nuk e kam parë. Kur u ktheva dëgjova zotin Ceka që i tha, “Ju jeni plehra, ju jeni ndyrësira”. Dhe këtë e bëri jo se mbrojti dinjitetin e Shqipërisë por sepse i kërkonte llogari pse ma zini emrin tim në gojë. Rama i tha se nuk e njihte dhe se po të kishe pyetje mund t’i kishte bërë në sallë. Ramës më pas ia kam thënë unë që ishte djali i Neritan Cekës, dhe Rama t’ja kisha thënë një gjë të tillë që në fillim. Ceka nuk ka qenë që në fillim në sallam, është ulur diku në reshtin e dytë dhe të tretë, kur të gjithë bënë pyetje ai nuk pyeti vetëm në fund u afrua për debat. Ndërsa zoti Rama në sallë ka qenë shumë i qetë, i përgjigjej të gjitha pyetjeve”, tha Velaj.

Velaj sqaroi edhe përgjigjen e Ramës në lidhje me votën e emigrantëve.
“Kur e pyetën Ramën për votimin e emigrantëve ai tha për sa kohë kemi probleme me menaxhimin e votave në Shqipëri dhe s’jemi në gjendje të mbrojmë votat tona atje dhe për sa kohë ambasadat janë të fryra me nepotizma me miq, me djem tezesh atëherë s’besoj se ky proces do funksiononte”.

DËSHMIA E ALDO BUMÇIT
Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi duke dëshmuar në Komisionin Hetimor e cilësoi incidentin e ndodhur në Vjenë si një akt të paprecedentë që prish imazhin e Shqipërisë.

Ne jemi informuar zyrtarisht nga ambasada jonë në Vjenë dhe media. Mendoj se zoti Ceka dhe të tjerë bënë një përshkrim të ngjarjes. Ngjarja ndodh në Akademinë Diplomatike të Vjenës në prani si të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Ngjarja ka ndodhur në prani të personave që janë dëshmitarë okularë, por është pasqyruar edhe në shtypin e huaj austriak. Ngjarja është shumë e rëndë dhe e shëmtuar për cilido, kur konsiderojmë se në ngjarje është përfshirë kryetari i opozitës dhe ka ushtruar dhunë ndaj një diplomati shqiptar. Ngjarja është e paprecedentë dhe ka dënuar rëndë imazhin e Shqipërisë. Cështja tjetër, lidhet me sulmin që i është bërë trupit diplomatik shqiptar. Asnjë arsye nuk përligj sulmin që Rama i ka bërë diplomacisë”, tha ministri, i cili vlerësoi figurën e Egin Cekës dhe shërbimit të jashtëm shqiptar

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: