Skip to content

Juria shpall fituesit e BOB-s

May 8, 2013

Ata janë aktivistët më të mirë online në botë – kështu vendosi juria ndërkombëtare e BOBs 2013. Ajo ka shpërblyer projektet e guximshme dhe inovative të cilat qarkullojnë për lirinë dhe shkëmbimin në rrjetin e internetit

Kina, India dhe Egjipti konsultohen së bashku, Rusia futet në koalicion me Turqinë dhe Gjermania kalon në momentin e fundit në anë të Ukrainës. Nuk bëhet fjalë për një seancë të rrëmujshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, por për diskutimet e jurisë ndërkombëtare për ndarjen e çmimit  të Deutsche Welles Blog Awards (BOB) në Berlin. 15 ekspertë të internetit, në mesin e tyre aktivistë, blogerë dhe shkencëtarë përcaktojnë fituesit në gjashtë kategori. Pas shumë diskutimeve tani dihen edhe fituesit – të përzgjedhur nga mbi 4200 aplikime nga e gjithë bota.

Blogu më i mirë

Autori kinez dhe kolumnisti Li Chengpeng fiton çmimin për blogun me te mire. Në Kinë ai është kthyer në emblemë të lëvizjes anti-censurë. Në turin e prezantimit të librit të tij të ri, “E gjithë bota e di” autoritetet i ndaluan atij të japë deklarata. Në orët letrare “të heshtura” Li Chenpeng u paraqit me maskë për frymëmarrje dhe një bluzë me mbishkrimin: “Unë ju dua të gjithëve”. Bluza dhe maska e tij janë bërë simbole të rezistencës në Kinë – ato janë imituar me miliona herë. “Ai është një shembull për brezin e ri. Ai ka inkurajuar ata që të përfshihen dhe të ngrihen kundër censurës”, thotë anëtari i jurisë Hu Yong.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: