Skip to content

Petro Koçi: Ndjehem i ripërjashtuar nga PS. Rama bëri ndryshime radikale në lista

May 8, 2013

Petro Koçi: Ndjehem i ripërjashtuar nga PS. Rama bëri ndryshime radikale në listaTIRANË– “Në njëfarë mënyre ndihem i përjashtuar nga Partia Socialiste”. Kështu u shpreh sot në rubrikën “Opinion” në News24, ish-kreu i PSV1, Petro Koçi i intervistuar nga gazetarja, Ola Bruko, rreth listes se kandidateve per deputete te PS.

Koci theksoi se bashkimi i PSV1 me PS ka qenë pa kusht.
“Bashkimi ynë ka qenë pa kushte, nuk ka qenë me kushte. Kjo e vetëpërjashtimit, është një ndjesi personale dhe nuk ka pse të shitemi si komunistët që ishin gati të jepnin dhe jetën për ato 10 pika që duhet të plotësonin. Por jam më i qetë se në ato vitet e famshme në vitet 2007-2008, por disa gjëra janë kryer”.

Lidhur me PSV1, Koci bëri me dije se subjekti partiak është në garën politike.
“Subjekti është në garën politike se u vendos që të mos largohet nga identiteti. Ka shumë njerëz aty që nuk duan që unë të jem në PS”.

Petro Koçi komentoi më tej listat e kandidatëve për deputetë të PS duke vlerësuar se ndër to nuk duhet të ishin bërë ndryshime radikale. Mandej, Koci cilësoi se dhe përjashtimi i Malaj dhe kandidimi i këtij të fundit, si i pavarur, ishin tërësisht të gabuara.

“Mendoj se në këtë rang zgjedhor nuk duheshin të bëheshin ndryshime radikale. Ishin futur shumë të rinj dhe pa u bërë listat dhe nuk kishte nevojë për përmbysje të reja, unë besoj se kriteri bazë duhet të ketë qenë impakti elektoral nga figurat përkatëse.
Në rastin e z Malaj nuk ishte sinjal i mirë. Nuk ishte mesazh integrimi, por përjashtimi. Në kuptimin, që ne tani po përgatitemi për qeverisjen e re dhe nuk ishte mesazh shumë i mirë. Por nuk jam dakort as me kandidimet e pavarur, por gjykoj se janë zhvillime jopozitive dmth si të them janë dy gabime në një ditë, që mendoj se nuk duhet të kishin ndodhur. Nuk duhet të kishin shkuar gjërat deri aty”.

Sa i perket figurës së Nanos dhe shfaqjen e tij në skenën politike, Koçi tha se “nuk them se kemi ridalje të z Nano në skenë, pothuaj dolën ndërhyrje ditore të tij, akoma nuk flasim për dalje politike të tij”.

Kurse lidhur me të larguarit apo përjashtuarit nga PS, Petro Koci theksoi se këtu ka dallime të mëdha dhe se nuk duhet krahasuar Islami me Dogjanin e Kadelin.
“Dua të bëj dallim nga Islami dhe të tjerët. Islami u përjashtua dhe nuk ka arsye t’i kërkojë njeri llogari nga partia. Dikush që u sakrifikua për PS, siç ndodhi në parlament, nuk e di pse gjetën Islamin se ai nuk ngjan as si boksier. Ndryshon puna me të tjerët. Ata nuk ishin përjashtuar nga partia, por nga gara elektorale dhe atyre mund t’u kërkohej llogari, por jo Islamit. Dhe protesta para shtëpisë së atij, ishte një autogol për PS dhe një pikë më shumë për z Islami”.

Pyetjes nëse brenda PS, ka neodiktator, Koçi tha se është sistemi elektoral që krijon neodiktaturë tek partitë.
“Sistemi i sotëm kushtetues elektoral është një nediktaturë dhe nuk ka rëndësi emrat e kryetarëve. Në këtë sistem dhe engjëlli bëhet djalli, ky sistem që mbron partitë e mëdha dhe që detyron ato të thërrasin partitë që i kishte zënë gjumi, çarçafi i fletës së votimit është pa fund, 70. U mundova që ta hiqja atë rresht, por u la që kandidatët tanë t’i propozojë PS. Unë vetë nuk kandidova, por në disa qarqe u caktuan njerëz që kanë reputacion moral dhe strukturim shoqëror që mund të çojë në raste të mira”, u shpreh Koçi për News24.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: