Skip to content

14 ish-sportistët që garojnë në zgjedhje: Pse e pranuam sfidën

May 9, 2013

14 ish-sportistët që garojnë në zgjedhje: Pse e pranuam sfidënTIRANE – Nuk kanë qenë kurrë më parë kaq shumë nëpër lista. Ish-sportistët, jo vetëm që janë tashmë kandidatë në listat e partive kryesore, por disa prej tyre kanë shanse reale për të fituar, pasi renditen ndër të parët për të kandiduar. Natyrisht, emri që bie më shpejt në sy nga të gjithë ish-sportistët, është ai i Fidel Yllit, i cili ka qenë një mundës cilësor, duke qenë në majat e këtij sporti. Ylli ka qenë edhe President i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH) për disa vite, duke u dorëhequr më pas, për t’iu futur politikës. Fidel Ylli, jo vetëm që është në listën e Partisë Socialiste, por është i pari në Qarkun e Beratit dhe fitorja është e sigurt për të. Kjo lidhet me kontributin e tij pikërisht në lidhje me sportin, teksa është kryetari i grupit të punës për Rilindjen e Sportit në Shqipëri, gjë që e ka bërë prej muajsh publike, dhe tashmë në fushatë vijon me këtë. Mendohet që Ylli të jetë në kabinetin qeveritar nëse PS-ja fiton zgjedhjet, dhe pikërisht si ministër i Sportit, pra ministër i MTKRS-së.
ISH-FUTBOLLISTET
Janë tetë ish-futbollistë që kërkojnë një vend në Parlament, por nga të gjithë këta, vetëm Vasil Bici do të ketë fatin të ulet në Kuvend. Ish-futbollisti i Besëlidhjes dhe ish-trajneri i shumë e shumë ekipeve tona, deri në trajner i Shpresës, iu fut politikës bindshëm, fillimisht duke qenë drejtor sportesh në MTKRS dhe tani i katërti në listën e PD-së në Qarkun e Lezhës. Por në lista gjenden edhe Agustin Kola (PR), Krenar Alimehmeti (PDIU), Blendi Nallbani (PS), Ylli Shehu (PR), Artan Bushati (LSI), Artin Kovaçi (FRD) dhe Eugen Bajoviç (PBDNJ). Bie në sy kthesa e Blendi Nallbanit, që dikur ishte një mbështetës i PD-së, ndërsa tani është me PS-në. Siç vihet re, një pjesë, edhe pse janë miq, kandidojnë me sigla të ndryshme. Kolegë në fushë, por kundërshtarë në politikë.
TE TJERET
Pjesa e mbetur e ish-sportistëve-kandidatë vijnë kryesisht nga mundja. Kështu, Alban Zeneli (PD), Shkëlqim Troplini (PS), Sait Fishta (PS) dhe Viron Bezhani (LSI) kanë qenë mundës të mirë, por si duket tani “mundjen” do ta bëjnë në politikë. Vihet re, ndryshe nga ish-futbollistët që ishin rreshtuar në formacione të ndryshme politike, se ish-mundësit janë të ndarë kryesisht vetëm në dy kampe, PD dhe PS. E veçanta e fundit me ish-sportistët që kandidojnë në zgjedhjet e 23 qershorit është kandidimi i ish-gjyqtarit të futbollit, Albano Janku, i cili ka pasur edhe stemën e FIFA-s. Janku do të kandidojë nën siglën e FRD-së, edhe pse është i 10-ti në listë.

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: