Skip to content

3 ligjet, Berisha: Rama mori peng statusin, u mohoi shqiptarëve përfitime të mëdha

May 9, 2013

3 ligjet, Berisha: Rama mori peng statusin, u mohoi shqiptarëve përfitime të mëdhaELBASAN – Kryeministri Berisha e cilësoi Ditën e Europës, si ditën e mirënjohjes se madhe që shqiptarët kanë ndaj vendeve të BE-së, të cilat i i kanë dëshmuar Shqipërisë solidaritet të jashtëzakonshëm.

Në një bashkëbisedim të hapur me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kryeministri Berisha sulmoi sërish opozitën për bllokimin e ligjeve të kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit kandidat. Sipas tij, ky bllokim u mohoi shqiptarëve përfitime të mëdha.

“Problemi i statusit, edhe ai kalon në reforma të mëdha. KE doli në konkluzionin se Shqipëria ka plotësuar detyrimet e saj dhe do i rekomandojmë Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare t’i japë statusin e vendit kandidat, me kusht që të miratohen 3 ligje. Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Ishte arritur ujdi e plotë. Askujt nuk mund t’i shkonte mendja se këto tre ligje që prisnin prej disa muajsh në parlament dhe për të cilat ishte arritur konsensusi. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat. Pasojat, shtimi i ndjeshëm i investimeve, grante të gjitha të Komisionit evropian në Shqipëri.”- u shpreh kryeministri Berisha.

Shefi i qeverisë tha se thirrja e referendumit ishte një masë ekstreme, ndërsa theksoi gatishmërinë e mazhorancës për të votuar 3 ligjet sa më parë të jetë e mundur.

“Por ky moment bllokimi nuk duhet të na e dobësoje ne vendosmërinë tonë për të arritur në destinacionin që kemi. 3 ligjet së fundi deklaruan se do t’i votojnë, por tani statusi nuk mund të jepet. Por pavarësisht, ne jemi të gatshëm që nesër t’i votojmë. Kemi deklaruar se thërrasim referendumin si një masë in ekstremis, por nëse opozita vendos të votojë ne jemi të gatshëm t’i votojmë këto 3 ligje.”- vijoi Berisha.

Më pas kryeministri iu përgjigj pyetjeve të studentëve.

Çfarë reformash do të ketë në arsim në vitet e ardhshme?
Së pari, vitin që kaloi ne votuam në parlament ligjin për arsimin parauniversitar. Ligji është i shkëlqyer. Ku synojmë ne, ne synojmë arsimin tonë ta vendosim mbi dy shtylla kryesore. Gjuha shqipe duhet të flitet shumë mirë, ta flasim bukur, rrjedhshëm, pa gabime dhe ta shkruajmë kështu. Matematika e dyta, bazë e të gjitha shkencave teknike. Ngjitur me to teknologjitë, gjuhët e huaja. Ka një progres në këtë drejtim. Po marr gjuhët e huaja, sot gjuha e huaj fillon në klasën e tretë, e dyta në klasën e shtatë. Numri i mësuesve të gjuhëve të huaja është rritur dhe do rritet prap. A është strukturuar gjuha shqipe dhe matematika në nivelin e duhur? Nuk mund të them se po, përpjekje bëhen. Ka përpjekje serioze por edhe më serioze duhet të bëhen. Gjuha, kush e pengon gjuhën që të marrë pozicionin e saj qendror?. Për fat të keq e pengon letërsia, e cila nuk duhet ta marrë gjuhën nën sqetull. Gjuha duhet të jetë lëndë krejtësisht e veçantë. Reformat do vazhdojnë, ne kemi mësuesin në epiqendër. Do të bëjmë gjithçka për trajtimin e tyre, por dhe do bëjmë gjithçka që të kualifikohen. I kanë të gjitha mundësitë të kualifikohen. Reforma do të jetë e pandërprerë.

A do të zbatohet skema e financimit të universiteteve, a do të zbatohet kjo skemë dhe cili do të jetë risku nga ky financim?
Një nga arritjet më të mëdha në historinë e arsimit është angazhimi i sektorit privat në këtë proces. Po te marrësh të analizosh potencialin financiar të sektorit privat me atë publik. Në Shqipëri sektori privat sot ka 32 mijë studentë, aq sa kishte Shqipëria në vitin 2001. Shkolla private mbulon 9% të arsimit. Sot ekziston një opinion që vjen nga koha e shkuar, që po diplomohen shumë. Kurrë mos e pranoni këtë. Ata do të kenë mundësi ta provojnë veten. Pse ndaj arsimit privat mbahet një qëndrim më ndryshe se sa ndaj sektorit tjetër privat. Sepse prindërit e këtyre studentëve janë taksapagues. Nëse ata pranojnë të marrin statusin e institucionit non-profit, qeveria nuk ka asnjë arsye për t’i diskriminuar ato. Unë studioja në Francë mjekësi. Ata asokohe shiheshin si të stërnjerkës. Me ligj nuk kishin të drejtë të merrnin tituj shkencorë. U pa se ato janë politika të gabuara. Shkohet drejt një revolucioni të ri, revolucioni i shërbimeve. Ti duhet të zgjedhjesh shërbimin që është më i mirë. Personalisht mbaj dhe do ta mbaj parasysh se ata që nuk kanë të mos përjashtohen për faktin që s’kanë. Ky do të jetë një kusht themelor i reformës së ardhshme. Nëse e lëshon mekanizmin duhet të mos krijosh pabarazi sociale. Historikisht shkollimi është përdorur për të reduktuar varfërinë. Shkollimi përdoret për të shpërndarë të ardhurat në mënyrë të barabartë. Por nëse ti të varfërit nuk ja garanton shkollën, ti e përjashton nga shoqëria atë. Mekanizmi do të jetë mbi bazën e meritës, por ata që s’kanë do mbrohen plotësisht.

Në Elbasan kemi një mungesë të landfillit për mbeturinat. Doja të dija do ecim me këto hapa apo do ecim përpara? Pasi ndotja është problem, për ne në radhë të parë dhe për turizmin.
Çështja që shtron është shumë e rëndësishme dhe është në detyrën e çdo qytetari që ta ketë në axhendën e tij si çështje personale. Lidhur me landfillin ka një kontradikte mes Bashkisë, e cila kërkon një nga mjediset në zonën e ish-kombinatit dhe autoriteteve qendore që mendojnë se duhet bërë në një komunë këtu afër. Ju siguroj se mbështetja financiare do të ekzistojë. Pse hezitohet kjo e kombinatit, sepse aty po shtohen investimet dhe industria. Por shpresoj ta zgjidhin dhe të fillojë sa më shpejt ndërtimi i landfilleve. Duhet të themi se janë vetëm zgjidhje e përkohshme. Zgjidhja është djegia e tyre dhe përdorimi për energji etj.

A ka qeveria projekte të afërta për të krijuar hapësira punësimi për pedagogët e rinj?
Qeveria ka projektin e uljes se numrit të nxënësve në klasa. Ka projektin e shtrirjes së arsimit parashkollor. Këto dy projekte në parim kërkojnë shtimin e numrit të mësuesve, por nga ana tjetër siç e dini ju edhe numri i nxënësve po bie, sepse kanë rënë lindjet. Unë mendoj se me uljen e numrit të nxënësve në klasa dhe shtrirjet e mëtejshme të arsimit parashkollor, hapjen e sistemit të kualifikimit dhe trajnimit, që të gjitha këto rrisin nevojën për mësues dhe numër më të madh të tyre.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: