Skip to content

Berisha humor me Bregun: Ti Majlinda nuk ke qenë bareshë

May 9, 2013

Berisha humor me Bregun: Ti Majlinda nuk ke qenë bareshëTIRANË – Ashtu si çdo mbledhje qeverie, kryeministri Sali Berisha bëri një parantezë, me një rezyme të punëve ditore si kryetar i qeverisë. Në këtë mbledhje të radhës, Berisha vuri theksin tek inaugurimi që i bëri rrugës Kalivaç-Sevaster, duke përshkruar bukuritë natyrore që vërejti gjate udhetimit.

Gjatë rrëfimit ai kujtoi tufat me dele, ku Ministrja e Integrimit qeshi me zë dhe më pas vijoi batuta.

“Në Sevaster, atje isha sot. Sodita pamje mahnitëse, lëndina të gërshetuara me ullishte, kullota, plantacione qershish, tufa delesh, lartësi që nuk i kisha parë kurrë. Tufa e deleve më kujtoi rininë time, (Bregu qesh me zë), madje… por, ti Majlinda nuk ke qenë bareshë, nuk ke pasur dele, në jetën tënde nuk ke qenë bareshë. Do thoni ju u lodha. Jo absolutisht! U çlodha. Rruga gjithë trajektore, traseja e mirë në Sevaster, Vjosë-Sevaster-Kalivaç. Shkojnë kamerat atje, apo shkojnë kur shkoj unë? Ishte fantazi mo, gjë e bukur shumë”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: