Skip to content

Berisha urdhëron: Administrata, fushatën elektorale ta bëjë pa mjetet publike

May 9, 2013

Berisha urdhëron: Administrata, fushatën elektorale ta bëjë pa mjetet publikeTIRANË-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se me nisjen zyrtare të fushatës elektorale, duhet të hyjë në fuqi urdhri që ndalon administratën të përdorë mjetet publike në fushatë.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së radhës së qeverisë ku Berisha ironizoi dhe shprehitë e Ramës mbi udhëtimet e kryeministrit.
“Z.Sekretar i Përgjithshëm ora e fushatës elektorale po afron, duhet të sjellësh urdhrin e kryeministrit që ndalon për të gjithë punonjësit e administratës, duke filluar nga kryeministri që të përdorë mjetet publike në fushatë elektorale, ky është rregulli standard që e kemi vendosur ne. Unë e kuptoj që rivali im që vrapon për të gjetur një gropë në rrugë dhe për të faktuar se nuk janë ndërtuar rrugë, por nga ana tjetër shpall se kryeministrit po udhëton me helikopter, kur më sheh sa në një kend në një tjetër, atëhere unë do shpall vendimin e prerë, se asnjë qeveritar vendor, asnjë zyrtar i administratës nuk do përdorë mjetet publike për fushatë elektorale. Partitë të marrin përsipër që ditën e tyre të fushatës zyrtare, sidomos udhëhequr dhe nga fakti se qeveria disponon më shumë mjete për shkak të funksioneve zyrtare dhe ato nuk do përdoren për fushatë elektorale”.

Pagat e Pensionet
Kryeministri garantoi sot se pavarësisht se vendi ndodhet në prag fushate, qeveria do vijojë rritjen e pagave dhe pensioneve sipas parashikimeve të bëra. Berisha kërkoi që vendimi mbi pagat dhe pensionet të mos etiketohet si rritje elektorale.
“Rritja e pagave dhe pensioneve do realizohet sipas projekteve që kemi dhe jo sipas qëllimit elektoral. Ne kemi rritur rroga dhe pensione dhe atëhere kur nuk ka patur zgjedhje. Rritja e pagave dhe pensioneve është rritje konstante, ajo do ndodhë cdo vit, për sa kohë shqiptarët do votojnë PD dhe qeverinë e saj. Ne qëndrojmë pas zotimeve tona”.

Kryeministri Sali Berisha theksoi gjithashtu se ekonomia shqiptare po përmirëson treguesit e saj në mënyrë progresive.
“Motorrat e ekonomisë shqiptare po funksionojnë me tendencë për të marrë shpejtësi të reja. Ky është një vit elektoral por treguesit tërësorë janë qartësisht më mirë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, dhe ka një përmirësim progresiv i këtyre treguesve.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Sipas tij, mediat ekonomike botërore sot informojnë për rritje të eksporteve në Shqipëri dhe rënie të inflacionit, krahasuar me vitin e kaluar.

Berisha tha se këto të dhëna pozitive tregojnë se reformat kanë qenë dhe janë mbrojtëse, duke pritur edhe serinë e dytë të tyre që u ndërmorën gjatë këtyre muajve dhe që pritet ta japin efektin më vonë. Kryeministri garantoi pensionistët shqiptarë dhe të gjithë punonjësit e administratës se rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë çdo vit, derisa shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: