Skip to content

KORCE- Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korcës.

May 9, 2013

Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të KorcësKORCE- Zbulohen materiale të neolitit të hershëm në Vashtmi të Korcës. Ka qenë ekspedita shqiptare-amerikane ajo e cila gjatë fushatës së tretë të gërmimeve në këtë zonë ka zbuluar nga kërkimet vegla prej kocke, guri, stralli dhe gjurmë të shtrojeve të kasolleve që asaj kohe përdoreshin për banesa të cilat datojnë 8.500 vjet para Krishtit.

Arkeologët kanë gjetur gjithashtu gjatë gërmimeve edhe mbetje të enëve në qeramikë , dhe objekte të tjera të cilat japin detaje mbi jetën e banorëve në këtë periudhë. Drejtuesit e ekspeditës kanë vlerësuar si mjaft të rëndësishme zbulimet, pasi sipas tyre Vashtëmia konsiderohet si vendbanimi më i hershëm në Shqipëri.

Kemi gjetur vegla prej guri, stralli apo mbetje qeramike dhe objekte të tjera. Janë të një rëndësie të vecantë pasi Vashtëmia është vendbanimi më i hershëm në Shqipëri.

Siti arkeologjik në Vashtëmi të Korçës zë një sipërfaqe prej afro pesë dynymësh dhe vitet e fundit ekspedita shqiptaro-amerikane ka mundur të zbulojë aty në mënyrë të vazhdueshme gjetje arkeologjike të epokës së gurit ,që mbartin rëndësi të vecantë.

From → Kulture

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: