Skip to content

Liri Berisha: Humanizëm me disa mililitra gjak për fëmijët

May 9, 2013

Liri Berisha: Humanizëm me disa mililitra gjak për fëmijëtTIRANË-Fondacioni Fëmijët Shqiptarë së bashku me një grup diplomatësh dhe personalitete nga jeta publike në vend kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë në Lushnje, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë.

“Bëj atë që do të dëshiroje ta bënin të tjerët, nëse vetë do të kishit nevojë për gjak – Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm”, ishte slogani i Fondacionit Fëmijët Shqiptarë.

Me këtë ndjeshmëri, Fondacioni në mbështetje të vashdueshme dhe të pakursyer ndaj fëmijëve talasemikë dhe familjeve të tyre, ishte sot në Qëndrën e Trajtimit të Hemoglobinopative në qytetin e Lushnjes, për të dhuruar gjak.

Kësaj nisme të Fondacionit, e cila vjen në ditën Ndërkombetare të Talasemisë, i’u bashkua një grup i nderuar grash diplomate, pjesë e Klubit Diplomatik në Shqipëri, disa gra profesioniste, personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të jetës publike në vend, si dhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani.

Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Dr. Liri Berisha i bëri apel të gjithë individëve të shëndetshëm të dhurojnë gjak në mbështetje të fëmijëve talasemik dhe familjeve të tyre, ndërkohë që u bëri thirrje të gjithë të rinjve që janë në prag të planifikimit të jetës së tyre familjare të kryejnë konsultat gjenetike dhe t’i nënështrohen analizës së elektroforezës, me qëllim parandalimin e lindjeve të fëmijëve të prekur nga Talasemia.

“Do të doja t’u bëja një thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të dhurojnë gjak për këta persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të gjakut, veçanërisht për ato fëmijë të vegjël me talasemi, të mendojnë të zbusin sado pak stresin e këtyre familjeve, prindërve që zgjohen dhe ngrysen çdo ditë me merakun për të siguruar gjak fëmijës së tyre ditën e nesërme. Të mendojnë për ato fëmijë që çdo tre javë humasin gëzimin, forcën, ngjyrën dhe gjallërinë e tyre për disa mililitra gjak në pritje të një dhuruesi, humanizmi i të cilit nuk do ta lërë që t’i fiket jeta, u shpreh Dr. Liri Berisha.

Përfaqësuesja e klubit diplomatik “Mirëserdhet në Tiranë, Ana Maria Wollfarth, përcolli një mesazh thirrjeje në emër të të gjithë personave dhe individëve në nevojë për gjak.

“Njerëzit duhet të vijnë këtu sot e të dhurojnë gjak. Ka shumë njerëz në nevojë për gjak dhe mendoj se ardhja këtu është gjëja më e mirë që mund të bëjnë. Jo vetem sepse sot është dita ndërkombëtare e Talasemisë, por sepse të gjithë kemi nevojë. Ka shumë shqiptarë në nevojë për gjak ndaj lutemi thjesht të vini e të jepni gjak. Nuk të dhemb. Është fantastike. Në fund merr edhe këtë bluze”, tha zonja , Ana Maria Wollfarth.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: