Skip to content

Ngjela: ‘100 vjet drejtësi’? E padrejtë! Gjyqtarët janë kthyer në koorporata biznesi

May 9, 2013

Ngjela: TIRANË – Në ceremoninë “100 vjet drejtësi” që mblodhi bashkë ish ministrat e drejtësisë së Shqiperise ndër vite, ish-kreu i Drejtesise Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër drejtësinë shqiptare.

“Eshtë mirë të shkruhet 100 vjet padrejtësi, dhe këtë e them që të përshtatem për periudhën që njoh unë”- tha Ngjela gjatë fjalës së tij, duke iu referuar periudhës 45 vjecare që ka dhunuar popullin, drejtësise së çalë në 20 vjetet e fundit.

“Më fal që të atakoj z Ministri (Halimit), por Ministria e Drejtësisë ka qenë një administratë që është përpjekur por nuk ia ka dalë, a do vijë një moment që të themi a ka drejtësi në Shqipëri, nuk është faji i administrimit, por një doktrine që funksionon, ne nuk kemi gjyqtarë të pavarur, turp ta thuash por më duhet ta theksoj se gjykatat tentojnë të jenë koorporata biznesi”- tha Ngjela.

Sipas tij, populli nuk i beson gjykatat.
“E vetmja që duhet të bëjë MD eshte t’i kthejë popullit besimin te drejtësia, a do ketë mundësi tua kthejmë shqiptarëve besimin te drejtësia? Nuk e di, duhet personalitet shumë i madh. Unë u respektoj për punën e bërë, ka ecje përpara, por gjithsesi të gjitha institucionet duan reformim, në kuptimin e ligjit dhe koshiencën e drejtësisë. Drejtësia zoti ministër nuk është pikëpamje, për të nuk ka pikëpamje të ndryshme, është koshiencë. Te shhoqëria jonë nuk ekziston koshienca e ligjit”- tha Ngjela.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: