Skip to content

Peza: Asnjë votë për aleatët e PS. Koalicioni ynë, jo për trafik votash

May 9, 2013

Peza: Asnjë votë për aleatët e PS. Koalicioni ynë, jo për trafik votashTIRANE – Alfred Peza, kandidati për deputet i PS-së në Peqin të Elbasanit u ka bërë thirrje socialistëve të mos japin votën për asnjë nga partitë e koalicionit, por vetëm për PS-në. Në një shënim të tij, në rrjetin social, “Facebook” në rubrikën e hapur prej tij, “Si fletë ditari”, “Politikani si gazetar”, Peza shkruan: “Jam renditur i 4-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Qarkun e Elbasanit, ndërsa kandidati i PD në zonën time është i 5-ti. Ky qark ‘prodhon’ 14 deputetë. Aktualisht PS ka 7 deputetë sa edhe PD. PS synon të marrë të paktën edhe dy mandate më shumë më 23 qershor. Në këtë qark faktorët e tjerë që mendohet se do të zhvillojnë garë të fortë për të marrë nga një mandat, janë LSI dhe PDIU. LSI është në koalicion me ne, ndërsa PDIU është brenda gardhit të koalicionit me PD”, pasqyron situatën, Peza.

“Në këto kushte, – shprehet më tej ai – duhet të jetë e qartë për të gjithë votuesit socialistë, në gjithë vendin, në qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Peqinit se, këto zgjedhje janë parlamentare dhe jo lokale, ku zgjidhen këshilltarë partish për këshillat komunalë”. Kjo do të thotë sipas tij, “se në këto zgjedhje nuk do të ketë asnjë kompromis për votën. Me asnjë kandidat, me asnjë parti politike, pavarësisht nëse ato janë ose jo, pjesë e koalicionit tonë. Ndaj ai që është socialist, opozitar dhe kërkon largimin me votë të Sali Berishës, nuk duhet t’i japë asnjë votë, për asnjë arsye, kandidatëve të partive të tjera. Pra – tha më tej – kandidati për deputet i PS-së, çdo votë e atyre që kërkojnë rotacionin duhet të shkojë vetëm për kandidatët e PS. Aleanca jonë me partitë e tjera është një aleancë vlerash të përbashkëta politike, elektorale, programore dhe qeverisëse. Por, jo aleancë për trafik, dhënie apo marrje hua votash më 23 qershor”, shkruan Peza. “I dashur ‘Ditar!’, vetëm duke mos humbur asnjë votë, PS do mund të arrijë synimin për një rezultat maksimal në zgjedhje. Kjo do të sjellë, jo vetëm rrotacionin e pushtetit dhe daljen në pension politik të Sali Berishës”, vijon ditarin e tij, Peza, gazetari i njohur që pranoi ofertën e PS për të qenë deputet. Por, shprehet më tej, Peza, edhe garanton një qeverisje të sigurt të PS-së në 4 vitet e ardhshme, një mazhorancë që nuk do të lëkundet për asnjë arsye politike ose jo politike, derisa të përfundojë mandatin në verën e 2017.

“Nuk e di pse më pëlqen sot, që për këtë tezë, të citoj një shprehje të Napolonit: ‘Lidhen aleanca vetëm për kundërpeshë dhe vetëm për t’iu kundërvënë aleancave të tjera. Nuk është e mundur të jenë të gjithë aleatë, sepse në këtë mënyrë aleanca do të vetasgjësohej. Një aleancë tërësore do të ishte e konceptueshme vetëm si aleancë e mbretërve kundër popujve. Pra, çdo aleancë në terren mes kandidatëve të partive të ndryshme nuk do të ishte gjë tjetër, veçse një aleancë e deputetëve të nesërm, kundër zgjedhësve të tyre”, përfundon shënimin e tij, Alfred Peza.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: