Skip to content

Berisha: Biblioteka dixhitale, një avancim i jashtëzakonshëm

May 10, 2013

Berisha: Biblioteka dixhitale, një avancim i jashtëzakonshëmELBASAN – Në vijim të takimeve në qytetin e Elbasanit, Kryeministri Berisha, zhvilloi sot një vizitë në bibliotekën e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku i shoqëruar nga rektori i Universitetit, Liman Varoshi, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, si dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, Berisha vizitoi edhe bibliotekën dixhitale të këtij universiteti, një investim prej 800 milionë lekësh nga Qeveria shqiptare, si edhe me internet 24 orë falas nga Posta Shqiptare.

Duke u njohur me bibliotekën dixhitale të këtij universiteti, e cila është e njëjtë me atë që ka Universiteti i Oksfordit, Berisha e cilësoi këtë bibliotekë si një avancim të jashtëzakonshëm për studentët, për t’i krijuar atyre mundësi të kryejnë kërkime shkencore, të barabartë me studentët e Oksfordit.

“Ky Universitet ka një miniaturë të Parlamentit Britanik”,- tha kryeministri, ndërsa i kërkoi ministrit të Arsimit që në një të ardhme të afërt, të tillë bibliotekë dixhitale të kenë edhe universitetet e tjera të vendit.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, gjatë tetë viteve të fundit Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 9 milion dollarë.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: