Skip to content

Berisha: Rama i pashpresë, Tirana i tha ‘rotacion’! S’kapërdihet modeli me Koçon

May 10, 2013

Berisha: Rama i pashpresë, Tirana i tha TIRANË-Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot se opozita ofron tek qytetarët vetëm alternativa mashtrimi e bllokimi, ndërsa e djathta reforma dhe investime.

“Këto që po bëjmë janë besim për ato që do bëjmë në të ardhmen. Ne nuk braktisim asnjë pëllëmbë të territorit shqiptar.
Cila është alternativa tjetër, është mohim, mashtrim, bllokim. Bllokoi 3 ligje, rrahu gjoksin se bllokoi qindra kilometra rrugë që do të ishin shtruar me fondet e KE dhe hapjen e mijëra vendeve të punës, ndërtimin e dhjetra ujësjellësave dhe shkollave të reja.
Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rrotacion, largohu.
z Rama ne do të vazhdojmë, do ecim përpara për rrugë të reja për shkolla kanalizime ujësjellësa, drejt integrimit, ti bllokove me 3 ligjet , por 23 qershori do të jetë dita e gjykimit. Je mësuar me disfata, por nga disfata në disfatë do shkosh, ndaj prite humbjen e radhës”, u shpreh Berisha sot gjatë inaugurimit që i bëri rrugës Ura e Matit-Lis.

Kreu i qeverisë nuk kurseu akuzat dhe për kandidatin e PS për deputet në Vlorë, z Koco Kokëdhima. Sipas, Berishës, bashkëpunimi Rama-Kokëdhima është njohur më herët nga qytetarët e Tiranës ndaj shqiptarët nuk mund ta pranojnë atë model.

“Modeli i tij cili është, cili është? Modeli i tij është modeli për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë rotacion, largohu Tiranë i bëri atij rotacionin, ai kujton se do kthehet nga dritarja kur Tirana e përcolli nga dera. Lexoni vetëm për 2 persona, për njërin kryesisht, lexoni për Koço Kokëdhimën. A ju kujtohen ju çatitë që binin mbi kokat e nxënësve në shkollat e Tiranës, ato ishin tendera të fituara nga Kokëdhima, në Himarë, pallatet që i kanë zënë frymën qytetit janë nga Koço Kokëdhima, reklamat e Tiranës, reklama që i ndau me z Kokëdhima. Z Rama po të them, qytetari i Tiranës e njohu modelin Rama-Kokëdhima, por ku e di ti që do e kapërdijnë qytetarët e Shqipërisë këtë model. Modelin Rama-Kokëdhima, Tirana e flaku në Lanë. Je më i pashpresë së kurrë”.

Gjatë inagurimit që i bëri rrugës Ura e Matit-Lis, Berisha theksoi se investimet do të vijojnë të trefishuara për 4 vitet e ardhshme.

“Në 4 vitet e ardhshme do shtojmë investimet. Në 4-vjeçarin që iku bëmë investime 2 fish në zonën tuaj. Ju garantoj se 4 vitet që vijnë, investimet këtu do jenë mbi 3 herë më të mëdha”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: