Skip to content

Londra është qyteti i milionerëve, Nju Jorku i pari i miliarderëve

May 10, 2013

Londra është qyteti i milionerëve, Nju Jorku i pari i miliarderëveTIRANE-Ndërsa situata e vështirë financiare globale dhe recesionet e vazhdueshme i kanë lënë njerëzit e thjeshtë shpesh pa para, milionerët dhe miliarderët vazhdojnë të shtohen, madje janë të fokusuar në disa kryeqytete. Londra, në Mbretërinë e Bashkuar, është shtëpi për multimilionerët më shumë se çdo qytet tjetër në botë, sipas të dhënave të reja.

Në Londër, banorët me “vlerë ultra-të lartë neto” janë 4224. Të gjithë këta posedojnë më shumë se 30 milionë dollarë apo 19.2 milionë paund britanikë. Në vendin e dytë me multimilionerë bazuar në vlerën neto të të ardhurave renditet Tokio, me 3525 persona të tillë me fat. Më pas Singapori është i treti, me 3154 multimilionerë dhe Nju Jork Siti i katërti, me 2929 multimilionerë në vlerën e të ardhurave neto, sipas shifrave nga “WealthInsight”.

Edhe pse SHBA është vendi më i fuqishëm në botë, renditja e Nju Jorkut në vendin e katërt tregon se multimilionerët në SHBA janë të shpërndarë në qytete të ndryshme, ndërsa në Britani, pjesa më madhe e tyre janë të fokusuar në metropol, Londër. Rreth 40 për qind e multimilionerëve britanikë jetojnë në Londër. Në total, Londra “strehon” 281.000 milionerë, më shumë se Frankfurti apo Parisi, kur në të gjithë Britaninë e Madhe janë 675,000 të tillë.

Ndërsa SHBA mban vendin e parë për milionerët, me më shumë se 5.2 milionë në total. Në Kinë multimilionerët duket se po shtohen, dhe në vitin 2020 parashikohet dyfishimi i tyre. Kjo do ta bënte Kinën kombin e dytë më të madh të milionerëve, përpara Japonisë dhe Gjermanisë, por pas Shteteve të Bashkuara. Por, ndërsa Londra mban vendin e parë për milionerë, për miliarderët asaj ia kalon Nju Jorku dhe Moska. Në Nju Jork jetojnë 70 miliarderë, në Moskë 64 miliarderëve, ndërsa në Londër jetojnë 54 miliarderë.

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: