Skip to content

SHBA, sulm kibernetik sistemit bankar, grabiten 45 mln dollarë

May 10, 2013

SHBA, sulm kibernetik sistemit bankar, grabiten 45 mln dollarëSHBA – Zbulohet vjedhja më e madhe bankare përmes sulmit kibernetik në botë. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet amerikane, sipas të cilave, një rrjet i krimit kibernetik ka grabitur 45 milionë dollarë, duke tërhequr para nga bankomatët në më tepër se 25 vende.

Aksioni është cilësuar si një nga vjedhjet më të mëdha bankare në histori. Vendet ku janë vjedhur paratë nga bankomatët përfshijnë Francën, Gjermaninë, Britaninë, Italinë, Japoninë, Pakistanin, Rumaninë, Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas prokurorëve amerikane, operacioni është kryer në dy faza, në periudha të ndryshme, në dhjetor dhe në shkurt. Autoritetet në SHBA kanë arrestuar shtatë persona, nën akuzat se kanë qenë pjesë e bazës në Nju Jork.

Ata akuzohen se kanë tërhequr 2.8 milionë dollarë para, në më pak se një ditë, ndërkohë që dyshohet se kreu i grupit është vrarë muajin e kaluar në Republikën Domenikane.

Advertisements

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: