Skip to content

Shqipëria fiton në arbitrazhin ndërkombëtar gjyqin me “Sky Petroleum Inc”

May 10, 2013

Shqipëria fiton në arbitrazhin ndërkombëtar gjyqin me “Sky Petroleum Inc”TIRANE – Shqipëria fiton në arbitrazhin ndërkombëtar gjyqin me kompaninë “Sky Petroleum Inc”, e cila tashmë do të duhet t’i rimbursojë shtetit shqiptar shpenzimet në masën 382,774.37 Euro.

Mosmarrëveshja mes shtetit shqiptar dhe kompanisë “Sky Petroleum Inc” kishte lindur si rezultat i zgjidhjes së njëanshme të kontratës nga ana e Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore (“AKBN”), me pretendimin se pala tjetër nuk ka përmbushur disa prej detyrimeve kontraktore.

“Palët kishin lidhur një Marrëveshje për Ndarje Prodhimi për Eksplorimin, Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Shqipëri në Blloqet 4, 5 dhe Dumre (“Kontrata”) më datë 24 Qershor 2010, e miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 24 Nëntor 2010, dhe me datë efektive 17 Dhjetor 2010. Më datë 22 Korrik 2011, AKBN ka vendosur të zgjidhë Kontratën me arsyetimin se pala tjetër nuk ka përmbushur disa prej detyrimeve kontraktore dhe, në veçanti, ajo nuk ka nënshkruar dhe paraqitur një Garanci Bankare të vlefshme, brenda 90 ditëve nga Data Efektive. Duke mos qenë dakord me zgjidhjen e Kontratës, Sky Petroleum paraqiti një Njoftim Arbitrazhi në përputhje me nenin 21 të Kontratës.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në fund të hetimit gjyqësor, Gjykata e Arbitrazhit çmoi se zgjidhja e kontratës është kryer në mënyrë të vlefshme nga ana e Republikës së Shqipërisë. Shteti shqiptar jo vetëm nuk i detyrohet asnjë dëmshpërblim shoqërisë Sky Petroleum por gjithashtu ka të drejtën që t’i rimbursohen të gjitha shpenzimet e procesit, si faturat e avokatëve, ekspertëve etj.

Mësohet se Avokatura e Shtetit ka përfaqësuar çështjen për pjesën më të madhe të kohës, ndërsa në pjesën e fundit të procesit gjyqësor qeveria shqiptare angazhoi avokatet britanike Cherie Booth QC dhe Mahnaz Malik. Në vijim, Avokatura e Shtetit po merr masat për ekzekutimin e vendimit dhe po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër “Sky Petroleum” për dëmin e shkaktuar si rezultat i moskryerjes së veprimtarisë eksploruese në blloqet 4, 5 dhe Dumre.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: