Skip to content

Berisha: Alternativa e Ramës, damkosje. Bllokoi ligjet, shkelmoi ëndrrën e shqiptarëve

May 11, 2013

Berisha: Alternativa e Ramës, damkosje. Bllokoi ligjet, shkelmoi ëndrrën e shqiptarëveKUKES – Kryeministri Berisha akuzoi sërish sot kryetarin e opozitës, Edi Rama për bllokimin e statusit kandidat dhe mohimin e investimeve të KE-së, që sipas tij, do të shkonin në favor të qytetarëve shqiptarë. Nga Kukësi, ku përuroi rikonstruksionin e rrugës Kukës – Shishtavec (loti II), kryeministri Berisha sulmoi programin e opozitës, duke e cilësuar si alternativë të damkosjes dhe mohimit. 

“Tre ligjet janë bllokuar nga zoti Edi Rama, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar sipas mendjes se tij qeverinë, në të vërtetë ai dëmton një interes jetik të çdo shqiptari. Sepse statusi i vendit kandidat do të thotë disa qindra milionë euro falas investime nga KE, për rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë, të kenë infrastrukturën e qytetarëve europianë. Duke bllokuar 3 ligjet, zoti Rama shkelmoi ëndrrën e çdo të riu shqiptar.”- u shpreh kryeministri. 

Ndërsa renditi arritjet e qeverisë së tij gjatë viteve të fundit, Berisha ironizoi akuzat e kryetarit të PS-së për rrugët e shkatërruara, duke thënë: “Sot ka një alternativë tjetër e cila mohon çdo gjë. Zoti Rama udhëton me një autobus luksoz në rrugë pa gropa dhe vrapon për të gjetur një gropë dhe del burri 2 metra i gjatë në një gropë. Me thanë media se i kanë berë vetë gropat. Rrugët në Shqipëri janë ndërtuar në të katër anët. Alternativa e dytë është alternativa e damkosjes, e mohimit”- tha kryeministri. 

Shefi i qeverisë kërkoi mbështetjen e votuesve kuksianë, në mënyrë që siç tha ai, të bëhet i mundur realizimi i projektit të Shqipërisë Europiane. 

RRUGA KUKES – SHISHTAVEC 
Rruga është e pajisur me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, ura, sinjalistikën, kanalizimet e ujërave të bardha dhe vepra arti. Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Shishtavecit, do të jenë të prekshme për të gjithë vizitorët e turistët. 

Ndërtimi i rrugës Kukës- Shishtavec, me vlerë 1.2 miliardë lekë dhe gjatësi 6 km, së bashku me ndërtimin e 4 ujësjellësave në fshatrat Borje, Shtrezë, Oreshkë dhe Novosej, i vjen në ndihmë 15 mijë banorëve në këtë zonë. 

Është lidhja e vetme me rrugën nacionale dhe qytetin e Kukësit, por edhe me rrugën e Kombit dhe Kosovën për 19 fshatrat e Komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: