Skip to content

Emri i Maqedonisë, Athina: Jo hapësirë politikave irredentiste

May 11, 2013

Emri kushtetues i Maqedonisë që po mban peng integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike, ka qenë tema kryesore e bisedës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Fatmir Besimi gjatë takimit të zhvilluar në Athinë.

“Objektiv strategjik i Greqisë është krijimi i një hapësire paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në kufijtë tanë veriorë”, deklaroi ministri i jashtëm grek, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, të ngarkuar me çështjet europiane, Fatmir Besimi.

Sipas ministrit grek, perspektiva europiane e vendit fqinj dhe e gjithë rajonit, përbën instrumentin më efiçent për realizimin e këtij vizioni.

Avramopulos shtoi se duhet të përparojmë me ritme të shpejta për gjetjen e një zgjidhjeje mbi çështjen e emrit dhe theksoi se “pala greke do të pranojë një emër me referencë të pastër gjeografike, që nuk do të lerë asnjë hapësirë për politika irredentiste dhe që sigurisht nuk do të ketë asnjë deficit në çështje me sensibilitet të lartë, që lidhen me respektin historik dhe kulturor”. Ai theksoi nevojën që të shmangen deklaratat kontradiktore, të cilat minojnë përpjekjet e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe na kthejnë përsëri në një rajon të kaluar të Ballkanit.

Nga ana e vet, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë, tha se Shkupi kërkon “të zgjidhet sa më shpejt çështja e emrit, me qëllim që të ecet përpara në axhendën europiane. Kjo do të jetë gjithashtu një sinjal politik për rajonin që do të inkurajojë optimizmin e Bashkimit Europian për Ballkanin”.

Besimi tha se sheh një klimë pozitive për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e emrit dhe falënderoi ministrin grek për bashkëpunimin.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: