Skip to content

“Identitet”, prova e parë në Eurovizion

May 11, 2013

“Identitet”, prova e parë në EurovizionTIRANË-Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj kanë performuar këngën e tyre “Identitet”, ditën e djeshme, për herë të parë në skenën e Malmos në Suedi, ku do të zhvillohet këtë vit Festivali Europian i Këngës.

Falë suksesit të Rona Nishliut, vitin që shkoi, duke u renditur në vendin më të lartë që ka njohur ndonjëherë kënga shqiptare në Eurovizion, “Identite” do të shkojë direkt në gjysmëfinale. Sejko dhe Lulgjuraj do të performojnë në 14-të, ndëkrohë që kënga do të interpretohet në gjuhën shqipe.

Në faqen e tij në facebook, Bledar Sejko ka postur fotot e provës së parë të ekipit shqiptar në Malmo të Suedisë. “Identitet”, vjen me një version ndryshe si në muzikë edhe në videoklip, duke iu përshtatur stilit rock. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” me një këngë hard rrok.

Pas regjistrimit në një nga studiot muzikore të Suedisë, kënga i është nënshtruar një ndërhyrje të këngës, për tju përshtatur rregullave të festivalit të cilat nuk i lejojnë më të gjata se 3 minuta këngën konkuruese. Ndërsa videoklipi është xhiruar nga një trupë televizive e Radio Televizionit Publik Suedez, në një nga lagjet në ndërtim të Tiranës.

“Identitet” me muzikë të Bledar Sejkos u shpall fituese e edicionit të 51-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Ky edicion i 58-të i “Eurovizion” do të zhvillohet në datat 14, 16 dhe finalja në 18 maj.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: