Skip to content

Kreu i PS, Rama: Fatos Nano? Rikthimi i mumjes. Malaj, axhendë personale

May 11, 2013

Kreu i PS, Rama: Fatos Nano? Rikthimi i mumjes. Malaj, axhendë personaleTIRANE – Kryetari i PS-së, Edi Rama e krahasoi dje, deputetin Kastriot Islami me zëdhënësen e PD-së, Laura Vorpsin. Gjatë një interviste për “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Rama tha se Nano ka zgjedhur të jetë kundërshtar i PS-së. Ndërsa për Malajn tha se nuk e vuri në listë, për shkak se ai mbivendosi axhendën personale mbi atë kombëtare të PS-së.
Mbi ç’kritere e bëtë listën e kandidatëve të PS-së?
Në asnjë mënyrë nuk ka qenë një vendim personal, edhe pse unë kam fjalën e fundit. Por para fjalës së fundit është dashur të bëhen shumë konsultime.
A u mor mendimi i bazës?
Nuk është marrë mendimi në formën e një tërheqjeje. Do ishte kundërproduktive. Nuk e bën asnjë parti që bën zgjedhje me këtë sistem. Është marrë mendimi përmes anketimeve të posaçme, për të testuar impaktin publik të çdo figure, për të testuar edhe komplementaritetin e çdo skuadre.
Kujt i dhatë peshë, besnikërisë personale ndaj jush, aftësisë për të mbledhur vota…?
Të gjitha këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën; tek besnikëria do ndaloja, jo ajo ndaj meje, por ndaj partisë.
Duket se zoti Berisha ka ndarë më shumë pushtet me aleatët, ju nuk e keni bërë këtë…
Nëse ndarje pushteti është ndërtimi i një skuadre që është një konglomerat besnikësh qorra dhe tradhtarësh të të gjitha kohërave, unë këtë ndarje pushteti nuk e honeps dot dhe jo më ta mendoj se mund ta bëjë PS-ja.
Si do ta ndani administratën?
Ne nuk do ta ndajmë administratën në bazë të votave. Ne do të ndajmë përgjegjësitë mbi bazën e kontributeve, do të ndajmë rolet politike, dhe jo administratën, të cilën do t’ua japim në dorë shqiptarëve.
Në vitin 2007, kandidatët e pavarur e dëmtuan PS-në. Sa efekt mendoni se do të kenë këtë herë kandidatët e pavarur, Prifti, Malaj, apo edhe Duka?
Efekti zero. Nuk ka më budallenj që të rendin pas berihajit. Nuk ka në asnjë vend të botës një skuadër që të ketë lojtarë të lumtur që rrinë në stol ose dalin nga fusha. Por në çdo vend skuadra ka një numër të caktuar dhe ka rëndësi vendosja në vendin e duhur të personit të duhur. Efekti që mund t’i shkaktojnë të larguarit është zero. Nuk ka më njerëz që shkojnë pas tyre, nuk ka më njerëz që mbyten nga borxhet, nga papunësia dhe të rendin pas berihajit dhe të shkojnë të votojnë disa personazhe që kanë dalë në rrugën e kandidimit të pavarur vetëm për të bërë dëm, por dëm s’do bëjnë dot.
Këtu përfshin dhe Priftin?
Këtu përfshij çdo prift dhe hoxhë, që s’është as prift, as hoxhë. Të thuash “janë socialist i vërtetë” dhe të shkosh pas berihajit, do të thotë që në mënyrën më qorre t’i shkosh pas pushtetit të Sali Berishës.
Pse nuk u kandidua Duka?
Për arsyen e thjeshtë sepse unë kam pasur mendimin se, dy kunetër në dy forca aleate, janë shumë nga pikëpamja e ngarkesës politike, pa hyrë në diskutim, që lidhet drejtpërdrejt me personin.
Çfarë ndodhi me Ilir Gjonin?
Thjesht dhe vetëm listat janë ndërtuar për të pasur impaktin në publik. Janë ndërtuar për të përfaqësuar dhe jo për ndëshkuar.
Përse nuk u fut në listë zoti Malaj?
Për atë arsye shumë të thjeshtë që thashë, për një axhendë personale të mbivendosur mbi axhendën kombëtare e politike të PS-së, të miratuar konsensualisht në Asamblenë Kombëtare, që e bën inkompatibël rolin e një individi brenda një skuadre. Çdonjëri nga ne ka dhe duhet të ketë hapësirën e vet, por asnjëri prej nesh nuk është i domosdoshëm që të cenojë axhendën e përbashkët, qëllimin e përbashkët, duke i mbivendosur një axhendë personale që nuk ka asnjë lidhje me këtë.
Koço Kokëdhimën, e ftuat si mik apo si të majtë?
E kam ftuar si një bir i Bregut, që do të përfaqësojë në skuadrën e Qarkut të Vlorës, Bregun dhe gjithë pjesën poshtë, bashkë me Luiza Xhuvanin, me Andrea Marton me Shuaip Beqirin; e kam ftuar si një botues që ka kontribuar në vite për të majtën, si një opozitar që u ka rezistuar presioneve të pashembullta të pushteteve të ndryshme dhe si një sipërmarrës që është dëshmia e gjallë e rrënimit për shkak të mospërkuljes së kompanive të veta nga dhuna barbare e një pushteti. E kam ftuar edhe si një person, i cili përmban një kulturë dhe dituri të mjaftueshme për të qenë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë të Rilindjes.
Zoti Islami tha se zoti Kokëdhima ka fituar miliona lekë nga tenderat e bashkisë, që është drejtuar prej jush?
Përfytyrojeni pak: 20 vjet investim për një njeri që ka qenë gjithçka, kryetar parlamenti, ministër pa pushim, nënkryetar Parlamenti, që përfundon në një Laurë, njësoj si Laura, por më keq se Laura, se është edhe i pagëlltitshëm estetikisht, një turp i pashoq. Koço Kokëdhima nuk ka përfituar asgjë më shumë sesa i ka takuar nga Bashkia e Tiranës, në kohën që e kam drejtuar unë Bashkinë e Tiranës.
Si e vlerësoni daljen e zotit Nano në krah të zotit Malaj?
M’u kujtua Endri Fuga, që e kujtoi si filmi “Rikthimi i mumies”
Po e quani zotin Nano mumie?
Në mënyrë metaforike po.
Mos ndoshta duhej të kishit krijuar marrëdhënie të mira me Nanon dhe jo ta bënit kundërshtar?
Nuk e kam bërë unë kundërshtar. Fatosi ka zgjedhur të jetë kundërshtar i PS-së në çdo moment kur PS-ja ka pasur nevojë për mbështetjen e të gjithëve. S’kam asnjë arsye që të shoh tek gjithë rrugëtimi im si kryetar i PS-së shkakun e sjelljes krejtësisht të papranueshme të Fatosit ndaj PS-së.
Pse flisni për Arben Malajn kështu, vetëm një ditë pasi ai u largua?
Sepse ai mori vendimin të minonte PS-në. Mesa duket vendimi ishte gati. Gjithçka ishte gati, që rezultoi më pas edhe me shfaqjen e Fatosit si… Lëre fare më mirë.
Sa mandate prisni të fitoni?
Do marrim minimumi 77 mandate
Çfarë do bëni kur të vini në pushtet?
Kur të vijmë në pushtet, do heqim foton e Presidentit të Republikës nga institucionet dhe do vendosim atë të Ismail Qemalit. Ne nuk do mbajmë asnjë foto presidenti që zgjidhet me vota Parlamenti, por do mbajmë burrin e kombit, Ismail Qemalin, që ke qejf ta shohësh edhe si staturë dhe jo Jarin me mustaqe.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: