Skip to content

Sëmundjet alergjike, ISHP: 3% e popullsisë vuajnë nga astma

May 11, 2013

Sëmundjet alergjike, ISHP: 3% e popullsisë vuajnë nga astmaTIRANË- Rreth 30-40 % e shqiptarëve janë evidentuar me sëmundje alergjike, ndërsa 3 % e popullsisë janë të sëmurë me astmë, bëhet e ditur nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas këtyre të dhënave, rreth 4 % e fëmijëve vuajnë po këtë sëmundje. Ndërkohë, përllogaritjet tregojnë se prevalenca e astmës në vendin tonë po rritet me 5 % në vit.

Gjatë këtij muaji (maj), shoqata Shqiptare e Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike (SHSHAIK), me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, organizon aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj astmës kudo në botë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 250 milion njerëz të moshave të ndryshme, vuajnë nga astma në botë. Astma është sëmundja kronike më e shpeshtë e moshës fëminore.

Kjo sëmundje është një problem i shëndetit publik si në vendet në zhvillim, ashtu dhe në vendet e zhvilluara. Mbi 80% e vdekjeve nga astma, sipas OBSH, shkaktohen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ndërkohë kjo sëmundje është e nëndiagnostikuar dhe e nëntrajtuar, duke shkaktuar një barrë të rëndësishme ekonomike si për individët dhe familjet e tyre dhe duke ndikuar kështu ndjeshëm në cilësinë e jetës të pacientit gjatë jetës.

Astma është një sëmundje kronike e karakterizuar nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës, të cilat ndryshojnë nga personi në person, si në ashpërsi dhe në frekuencë. Tek individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, dhe për disa njerëz, ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

Astma shfaqe në dy forma. Astma alergjike është forma më e zakonshme (90 % të të gjitha rasteve) dhe zakonisht zhvillohet në fëmijëri. Përafërsisht 80 % e fëmijëve me astmë gjithashtu vuajnë nga një alergji. Zakonisht pacientët kanë histori familjare për alergji, apo janë të pranishme alergji të tjera, si alergji hundës ose ekzemë. Astma alergjike shpesh në moshën e rritur mund të kalojë, por megjithatë, në 75% të rasteve rishfaqet më vonë.

Advertisements

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: