Skip to content

Vlorë, Rama: Nga këtu nisim rrugën e Rilindjes. Patozi: E ke të humbur garën me mua

May 11, 2013

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u prezantua sot zyrtarisht si kandidat për deputet në Vlorë nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, gjatë ceremonisë së organizuar në kuadër të çeljes së sezonit turistik.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PS-së renditi premtimet për Vlorën e katër viteve që vijnë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka izoluar “kryeqytetin e pavarësisë” dhe ka penguar zhvillimin. Kryesocialisti premtoi se qeveria socialiste do të bëjë për Vlorën në katër vitet që vijnë “aq sa nuk është bërë për 20 vite me radhë.

“Sot është dita për fushatën e bashkisë së Vlorës për sezonin turistik. Vlora në këto vite ka ndryshuar shumë, por të gjithë e dinë se do kishte ndryshuar shumë më tepër nëse në Tiranë do kishte një qeveri që ta shihte me sytë e zemrës, të kishte sy për të parë qoftë historinë e lavdishme, qoftë të ardhmen e vendit tonë që nuk mund të kuptohet pa zhvillimin e Vlorës. Ka pasur një qeveri për që vite me radhë e ka lënë të izoluar, pa një rrugë që ta lidhë me Tiranën dhe pjesën tjetër të vendit dhe Kosovën, se edhe Kosova e sheh Vlorën si gjithë Shqipëria, si kryeqytetin e shtetit shqiptar, të pavarësisë, të historisë. Pas 23 qershorit, Vlora do të ketë në Tiranë qeverinë që i duhet për të qenë në lartësinë e gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë, për Vlorën e Qemalit, të qytetarëve evropianë. Berisha ka bërë çmos për të penguar Vlorën të bëjë përpara. Ka penguar projektet e Bashkisë, ka bërë çmos që Vlora të mbetet e izoluar. Ne do ta heqim izolimin nga Vlora. Ne kemi qëllim ndërtimin e infrastrukturës me qëllim bashkimin e këtij qyteti me të gjithë qytetet e Shqipërisë. Ne do të bëjmë me urgjencë një plan urbanistik për Vlorën, do të rindërtojmë Sheshin e Pavarësisë dhe do të realizojmë një sërë projektesh.”- u shpreh Rama.

Sipas Ramës, “PS-ja do ta nisë nga Vlora rrugën drejt rilindjes shqiptare. Pas 23 qershorit Vlora do fillojë të vrapojë drejt realizimit të ëndrrave dhe shpresave që deri më sot i janë bërë të pamundura. Asgjë nuk është e pamundur tani që jemi bashkë.”

Ndërkohë në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka theksuar se dyert e këtij qyteti mbeten të hapura për të gjithë turistët, vendas e të huaj. Në aktivitet mori pjesë edhe kreu i prezencës së OSBE-së, në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth.

VLORE, PD PREZANTON KANDIDATET PER DEPUTETE , PATOZI: RAMA E KA TË HUMBUR GARËN ME MUA
Ndërkohë po sot në Vlorë edhe nënkryetari i PD, Astrit Patozi, prezantoi kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë “Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim”.

Në fjalën e tij, Patozi ka theksuar se, “kjo është faza finale dhe si e tillë kërkon një frymë angazhimi dhe përkushtimi nga e gjithë forca jonë politike”.

Duke folur për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, nënkryetari i kësaj force politike, theksoi se ajo përfaqëson denjësisht Vlorën. Ai vlerësoi të gjitha kandidaturat, duke i cilësuar ata si lista e fitores në 23 qershor.

Patozi nuk kurseu akuzat ndaj kryesocialistit Rama, për të cilin tha se e ka të humbur garën në Vlorë përballë tij.

“Ardhja e Ramës në Vlorë si kandidat për deputet është një faktor lëvizës i tij, që ecën drejt humbjes. Rama garën tani e ka me mua e pasi të humbë në Vlorë, do të përballet me ne si kryetar i grupit të minorancës”, vijoi më tej ai.

Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Ardi Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit nga kjo forcë politike, u fokusua tek sukseset e qeverisjes demokratike. “Ne i kemi tejkaluar premtimet e pritshmëritë, kemi qenë e mbetemi një qeveri e shërbimeve dhe shërbesave”, theksoi ai. Ai shprehu sigurinë në fitoren e plotë përballë kreut të opozitës, i cili, sipas tij, do të shënojë humbjen e dytë rradhazi.

Më tej, takimi i demokratëve ka vazhduar me përcaktimin e prioriteteve për grupin e punës, ndërkohë që nga të gjitha strukturat është dhënë garancia e fitores së demokratëve në 23 qershor.  //interesi publik //

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: