Skip to content

Berisha: Më 23 Qershor votohen edhe 3 ligjet. Kryeministri i autobusit mavi tjerr ëndrra

May 12, 2013

Tre ligjet e shumëpërfolur si kusht për marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Europian do të miratohen pas 23 Qershorit.
Këtë bëri të ditur kryeministri Sali Berisha gjatë përurimit që i bëri rikonstruksionit të rrugës Ura Gjadër-Mnelë. Në fjalnë e tij, kreu i qeverisë nuk kurse akuzat ndaj aleancës së majtë.

“Aleanca e 1 prillit, është Aleanca e trillimit mashtrimit e nihilizmit. Ne më 23 qershor, do votojmë për 3 ligjet, kanalizimet, ujësjellësat, rrugët, shkollat”.

Deklarata sot e kryeministrit vjen si përgjigje ndaj propozimit të kreut të LSI, Ilir Meta që ofroi një kompromis, votimin e 3 ligjeve në këtë legjislaturë të Kuvendit dhe zbatimin e tyre në muajin shtator. Kompromisit i është përgjigjur pozitivisht kreu i PS, Edi Rama.

Por Kryeministri garantoi se mandatin e ardhshëm qeverisës do të 6-fishojë investimet sepse Shqipëria, tha ai, do marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Sipas Berishës, kjo do të realizojë Shqipërinë, por jo ëndrrën e tjerrë nga Rama.

“Do të 3-fishoj investimet mandatin e ardhshëm, por edhe mund të 6-fishohen sepse ne do të marrim statusin e vendit kandidat. Sepse të dashur miq, ju duhet ta dini Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian, sektorin që e subvencionon më shumë se kudo është bujqësia. Ne kemi dhënë 55 milion, ata japin 55 miliard edhe Shqipërisë, do i bjerë një pjesë për fermerët shqiptarë.
Dhe këtë e di mirë kryeministri i autobusit mavi që ka zgjedhur një autobus luksoz për vete dhe vetë shofer dhe vetë pasagjer. Aty ai tjerr ëndrrën që nuk do i bëhet reale kurrë dhe në cdo gropë që sheh, numëron një votë për veten kryeministër. Por ne jemi këtu që të ndërtojmë e rindërtojmë cdo rrugë për vendin”.

Berisha bëri më pas edhe një bilanc të qeverisjes së tij, kur tha se “gjatë këtyre viteve janë investuar mbi 840 milionë dollarë, janë ndërtuar 900 kilometër rrugë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 160 shkolla dhe kopshte, 120 sisteme ujësjellsash dhe kanalizimesh, 94 qendra shëndetësore, është investuar në bujqësi, në pemtari, sistemime, janë subvencionuar shumë hektarë vreshta dhe ullinj dhe restauruar shumë monumente kulture.”

Sipas kryeministrit, opozita ka alternativë vetëm të shajë investimet e qeverisë.
“Ata që na thoshin 7 vjet më parë se do i hyjmë detit më këmbë me projektin e rrugëve ne nuk i dëgjuam ata, ju dëgjuam ju. Cfarë alternative kanë, vrapojnë për të gjetur një shkollë të dëmtuar, të vjetër, unë u them atyre se nuk është një shkollë janë rreth 300 shkolla, por ne kemi ndërtuar 1 300 ama. Reformat vërtet i miratojmë ne, por i zbatoni ju, është puna juaj që bën suksesin e reformave. Më 23 qershor të ecim të sigurt drejt një fitoreje të merituar për projektin tonë për 4 vitet që vijnë.
Ne jemi seriozë në ato cfarë premtojmë, bëjmë gjithçka për të bërë atë që premtojmë. T’a kthejmë këtë fushatë në fushatëm më të fuqishme të projektit më të sigurt të 4 viteve që vijnë”.

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: