Skip to content

Korcë, Ilir Meta: Rotacioni i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë

May 12, 2013

Korcë, Ilir Meta: Rotacioni i domosdoshëm për të ardhmen e ShqipërisëKORCE-Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka deklaruar se është koha për një drejtim të ri për vendin dhe për të ecur më shpejt. Duke folur gjatë një takimi, ku u prezantua kandidati për deputet i LSI-së në Rrethin e Kolonjës, Arben Malo, z. Meta u shpreh se duke votuar për LSI-në kolonjarët votojnë që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë nga kjo zonë. 

Lideri i LSI-së theksoi se ka një forcë madhore që është më e fortë se çdo politikanë, që është koha dhe se koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion. 

“Ne jemi në këtë Aleancë për Shqipërinë Evropiane, sepse besojmë se është koha për një drejtim të ri për vendin, është koha të ecim me shpejt. Duke votuar për LSI-në në radhë të parë ju votoni që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë në Kolonjë, tha z. Meta. Ka një forcë madhore që është më e fortë se cilitdo prej të gjithëve politikanëve së bashku, që është koha. Edhe koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion”. 

Kryetari i LSI-së shprehu keqardhjen që Rrethi i Kolonjës është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike për shkak të paragjykimeve dhe llogarive të ngushta elektorale, duke qenë se kjo zonë ka përkrahur tradicionalisht të majtën. 

“Në rast se ka një Rreth në Shqipëri që mund të thuhet pa e tepruar aspak se është braktisur përfundimisht nga kjo qeveri dhe për një kohë të gjatë e në mënyrë sistematike, ky është rrethi i Kolonjës, shtoi ai. Kjo ndodh për arsye të paragjykimeve dhe për arsye të llogarive të ngushta elektorale. Paragjykimeve sepse Kolonja është një rreth që tradicionalisht ka përkrahur të majtën dhe për arsye të ngushta elektorale, sepse Kolonja për shkak të kësaj braktisjeje ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj, e cila ka shkuar në qytete të tjera apo ka emigruar jashtë vendit. Ndaj edhe interesi i qeverisë gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka qenë për të bërë diçka për Kolonjën, që këtu njerëzit të mos ikin, por ka qenë për të bërë investime në disa komuna të caktuara që kanë më shumë votues në Qarkun e Korçës. Dhe kjo është e gabuar, nuk është e drejtë, nuk është sociale, nuk është njerëzore dhe nuk është e moralshme”, u shpreh z. Meta. 

Lideri i LSI-së tha se qeveria duhet t’ua bëjë më të lehta dhe më pak të kushtueshme shërbimet qytetarëve dhe jo t’i detyrojë kolonjarët të bëjnë disa orë rrugë për të marrë një vulë në Korçë. 

“Është e papranueshme për ne që edhe për një vulë të thjeshtë banorët e Kolonjës të marrin rrugën e të shkojnë në Korçë dhe ne e dimë shumë mirë se sa kushton kjo për secilin prej jush, shtoi ai. Është e papranueshme, për ne shërbimet duhet të jenë pranë banorëve, duhet të jenë pranë qytetarëve, është detyrë e shtetit që shërbimet t’ua bëjë me të lehta dhe më pak të kushtueshme qytetarëve dhe jo t’ua bëjë sa më të vështira dhe më rraskapitëse. Ne angazhohemi për këtë gjë”, tha ndër të tjerash z. Meta. 

LSI do të angazhohet në drejtim të punësimit për të hapur vende të reja pune sidomos për gratë, që ato të jenë në aktive dhe më kontribuuese për familjet e tyre. Gjithashtu, z. Meta shprehu bindjen se LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm dhe në qeverisjen e ardhshme e kësisoj do të kujdeset për problemet dhe për shqetësimet e shqiptarëve dhe kolonjarëve. 

“Ne do të angazhohemi në drejtim të punësimit për të hapur vende pune të reja, sidomos për gratë që ato të bëjnë një jetë më aktive dhe të kontribuojnë për mirëqenien e familjeve të tyre dhe për edukimin e fëmijëve të tyre, tha z. Meta. Ne besojmë te vullneti i qytetarëve shqiptarë për të thënë një “po” të fortë për rotacionin, ndryshimin më 23 qershor. LSI si asnjëherë tjetër në dy zgjedhjet e kaluara këtë radhë është pjesëmarrëse në të gjitha nivelet e administrimit zgjedhor, që nga komisionerët, që nga numëruesit, që nga KZAZ-të dhe kudo. Është garant jo vetëm për të ruajtur dhe për të mbrojtur votat që jepen për LSI-në, por edhe për të mbrojtur votën e çdo qytetari të Kolonjës dhe të Shqipërisë. LSI do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm në parlamentin e ardhshëm, do të ketë një përfaqësim më të rëndësishëm edhe në qeverisjen e ardhshme, por edhe në atë rajonale dhe ne do të kujdesimi për ju për problemet tuaja për shqetësimet tuaja me atë dashuri që ju po na prisni në Kolonjë”, vijoi fjalën e tij ai. 

Sipas z. Meta, LSI është një forcë konstruktive, pozitive, e cila ka bërë më të mirën që situata në vend të shtensionohej. “Megjithatë në kohën e duhur ne morëm vendimin e duhur për arsye sepse nuk mund t’i ketë të gjitha pushtetet një forcë e vetme politike, aq më tepër një forcë e cila e nuk përbën mazhorancën në Shqipëri prej gati 20 vitesh e vetme”, tha ai.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: