Skip to content

Nga Shkodra në Vlorë, lista e 22 kalave që do i jepen me qira biznesit

May 12, 2013

Nga Shkodra në Vlorë, lista e 22 kalave që do i jepen me qira biznesitTIRANE-Pas udhëzimit të Këshillit të Ministrave për dhënien me qira të monumenteve tek biznesmenët, zbardhet lista e objekteve të trashëgimisë që do të kenë funksion të dyfishtë. Propozimi i Institutit të Monumenteve të Kulturës shkon për 22 objekte, nga të cilat, 19 janë kala dhe 3 janë hamame.

Ndonëse deri më tani kjo listë është paraprake, mundësitë janë që shumë prej tyre të jenë dyfunksionale: objekt trashëgimie, tërheqës për vizitorët, por edhe zonë fitimprurëse për biznesin, pasi ky i fundit do të ngrejë bare, kafe ose restorante, sipas një projekti që do të miratohet më herët nga vetë IMK-ja. Kalatë që janë pjesë e listës paraprake për t’u dhënë me qira tek bizneset janë: Kalaja e Beratit; e Shkodrës; e Delvinës; e Këlcyrës; e Pogradecit; e Kepit të Rodonit; e Kardhiqit, Libohovës dhe e Melanit në Gjirokastër; e Borshit në Sarandë; e Bashtovës në Kavajë; e Porto-Palermos; e Kaninës dhe e Pllocës në Vlorë; e Peqinit; e Ali Pashës në Xarë të Sarandës; e Ali Pashës në hyrje të Vivarit në Sarandë; Kalaja e Petrelës, e dhënë më herët në Tiranë; kalaja e Prezës në Vorë, e dhënë më herët, si edhe tri hamame, ai i Krujës, i Durrësit dhe i Slatinjës.

Investimet
Çfarë nënkupton dhënia me qira? Një pjesë e hapësirës së monumentit i jepet me qira një biznesi, në mënyrë që aty të ngrihet një biznes fitimprurës. Biznesmeni, kundrejt kësaj hapësire paguan qira dhe investon në mirëmbajtjen e monumentit. Deri në këtë pikë, të gjithë janë dakord. Pyetja që shtrohet është kjo: Kush janë këta biznesmenë që do të kujdesen për monumentet? Furia e ndërtimeve ka përfshirë gjithçka në vendin tonë, mos do të ndodhë e njëjta gjë me kalatë? Po nëse dëmtohet objekti, kush mban përgjegjësi? Por edhe nëse mban përgjegjësi, dëmet në rastet e objekteve qindravjeçare janë të pakthyeshme, sepse asgjë s’ua kthen më vlerat historike. Nga ana tjetër, shembujt e objekteve të dhëna me qira deri tani, lënë shumë për të dëshiruar dhe shtojnë ende më shumë, frikën për çfarë ngjet me monumentet e lëna në duart e biznesit.
Kalaja e Lëkurësit, ajo e Petrelës dhe ajo e Prezës janë kthyer në “blloqe betoni”. Prof.Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve (ideator i kësaj nisme) është shprehur për median kohë më parë sa i takon kalasë së Lezhës, se “aty do të sistemohen terreni dhe muret, të cilat do i mbulojë investuesi. Do të ketë edhe një muze arkeologjik, një muze etnografik, do të ketë vetëm dy dhoma fjetjeje për VIP-at dhe një bufe me dimensione të reduktuara”.

Monumentet, ja propozimet për t’u dhënë me qira

Kalaja e Beratit
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Delvinës, Sarandë
Kalaja e Këlcyrës, Përmet
Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Kepit të Rodonit
Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër
Kalaja e Libohovës, Gjirokastër
Kalaja e Melanit, Gjirokastër
Kalaja e Borshit, Sarandë
Kalaja e Bashtovës, Kavajë
Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë
Kalaja e Kaninës, Vlorë
Kalaja e Pllocës, Vlorë
Kalaja e Peqinit
Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë
Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë
Kalaja e Petrelës, Tiranë
Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë
Hamami i Krujës
Hamami i Durrësit
Hamami i Slatinjës

Opozita proteston në kalanë e Lezhës
Dy deputetë të opozitës kanë protestuar dje në kalanë e Lezhës, pas publikimit në “GSH” të lajmit se pardje MTKRS-ja miratoi dhënien e saj me qira për 20 vjet. Mimi Kodheli dhe Auron Tare, në një konferencë për shtyp në këtë kala kanë deklaruar publikisht se pas 23 qershorit, ajo do t’i rimerret biznesit për t’ua dhënë qytetarëve. Ata kanë denoncuar nismën e qeverisë për “t’i shitur pasuritë e vendit” dhe kanë premtuar se pas zgjedhjeve, do të ndalohet shkatërrimi i trashëgimisë kulturore. Deputetët e kanë të papranueshëm vendimin për të nxjerrë në treg Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: