Rrugicat e vjetra të Korçës pushtohen nga serenatat
KORCE-Një kalendar i pasur aktivitetesh kanë nisur të shoqërojnë qytetin juglindor në kuadër të çeljes së panairit të pranverës. Koncerti i serenatistëve të rinj ka qenë aktiviteti i rradhës i organizuar mbrëmjen e djeshme në pedonalelen e qytetit ku dhjetra të rinj me kitara në duar kanë kënduar këngët karakteristike korçare ndërsa përhapja e tingujve muzikorë të kitarave ,ka mbledhur aty dhjetra qytetare te cilet pavrësisht shiut kane bashkuar zërat e tyre dhe kanë kenduar serenata kushtuar dashurisë dhe vajzave të bukura.”Është bukur të ruash traditën e serenatës korçare.
Ne kuadër të panairit pranveror në Korcë,serenatistet e rinj janë duke dhënë një koncert ne pedonalen e qytetit, me këngët më të bukura korcare kushtuar dashurisë dhe vajzave të bukura. Edhe pse moti nuk është duke na favorizuar ne do vazhdojmë të këndojmë serenata deri në mesnatë”-tha Vasillaq Nico, kryetar i Shoqates së Serenatistëve dhe qytetare.
Më pas “Qyteti i kitarave’ ka qëndruar zgjuar deri pas mesnate mes këngëve karakterstike korçare, ndërsa serenatistët në fund kanë vijuar ritin karakteristik të qytetit duke kënduar serenatat ne rrugicat e vjetra korçare