Skip to content

Studim, pamjaftueshmëria jodike, 38 % e popullatës nën normë

May 12, 2013

Studim, pamjaftueshmëria jodike, 38 % e popullatës nën normëTIRANE- Edhe pse Shqipëria ka shënuar progres në nivelin e prezencës së jodit në organizëm, sërish përqindja e jodit në 38 përqind të popullatës është nën normë.

Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik, i kryer në rang kombëtar, tregon se pamjaftueshmëria jodike mbetet ende problem.

Në studimin kombëtar u përfshinë 1060 fëmijë të moshës shkollore në 200 shkollat në mbarë vendin, të cilëve iu analizua niveli i jodit në urinë dhe përdorimi i kripës së jodizuar në familje. Pamjaftueshmëria jodike ndikon në shëndetin e gruas shtatëzënë dhe tek fëmijët, të cilët në pjesën më të madh u rëndon sistemin nervor duke I shkaktuar prapambetje të rëndë mendore.

Përdorimi i kripës së jodizuar është mënyra kryesore për eliminimin e deficencës jodike. Megjithë progresin, ka ende zona në Shqipëri që nuk e konsumojnë kripën e jodizuar dhe një nga arsyet është prezenca akoma në treg e kripërave të falsifikuara.

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: