Skip to content

Anija e Roland Sejkos fiton çmimin prestigjioz ‘David di Donatello’

May 13, 2013

 

Romë, 10 maj 2013 – Dokumentari Anija i regjisorit Roland Sejko fiton sot çmimin prestigjoz David di Donatello. I prodhuar nga Istituto Luce Cinecittà, filmi ka nisur rrugën e tij nga festivali ndërkombëtar i filmit i Torinos dhe nga marsi po shfaqet në kinema, duke mbushur plot sallat e qyteteve të ndryshme italiane, diçka e rrallë për filmat dokumentarë.

David di Donatello mund të konsiderohet ekuivalenti italiani Oscar-it, nga 1956 jepet çdo vit nga Akademia e Kinematografisë dhe është vlerësimi më i lartë për kinematografinë në Itali.

Duke fituar sot në kategorinë Dokumentari më i Mirë të ‘David di Donatello’, Anija lë pas  dokumetarët  Bad Weather të Giovanni Giommi, Fratelli e sorelle. Storie di carcere të Barbara Cupisti, Nadea e Sveta të Maura Delpero dhe Pezzi të Luca Ferrari që konkurronin për të njëjtin çmim.

Vetëm pak ditë më parë, Anija u rendit në pesë dokumentarët më të mirë për çmimin Nastro d’Argento që jepet nga gazetarët kinematografikë.

Filmi i Roland Sejkos, që rrëfen eksodin shqiptar të viteve 90 drejt brigjeve italiane, bazohet mbi dokumente të panjohura, mbi foto dhe xhirime të gjetura në arkivat e filmit në Shqiperi, Itali, Francë dhe Angli, dhe në intervista personash që kanë përjetuar atë epokë në vetë të parë. Ndryshe nga vepra të tjera që kanë trajtuar të njëjtën temë, për herë të parë në filmin “Anija” vëmendja përqendrohet në arsyet që detyruan shqiptarët të linin në masë vendin e tyre dhe rrëfen më pas jetën e disa prej atyre mijërave që u vendosën në Itali e që sot jetojnë nga ky breg apo tjetri i Adriatikut.

Anija është pritur shumë mirë dhe nga kritika që ka vlerësuar jo vetëm faktin “që më në fund eksodi tregohet nga dikush që e ka përjetuar atë personalisht “ por edhe pikëvështrimin e regjisorit, aftësinë e tij për të rrëfyer shpresën, nostalgjinë, frikën nga një e ardhme e panjohur, emocione që prekin çdo emigrant, sot dhe dje, i çfarëdo kombësie ai qoftë.

From → Kulture

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: