Skip to content

HEC-i mbi Devoll, Berisha: Eksportues të energjisë, zërat e taksave të larta në shkretëtirë

May 13, 2013

Inaugurohen sot fillimet e punimeve përgatitore të ndërtimit të HEC-it të Banjës mbi kaskadën e Devollit. Kryeministri Berisha i pranishëm në këtë ceremoni e ka cilësuar këtë një ditë historike për të gjithë Shqipërinë.

“Sot është një moment historik për Shqipërinë e shqiptarët, inaugurojmë fillimin e punimeve parapërgatitore për fillimin e punimeve të HEC-it të Banjës nga kompania më e madhe dhe më e suksesshme në fushën e hidroenergjisë në Europë dhe botë, Shtatkraft”, tha ai.

Sipas kreut të qeverisë ndërtimi i këtij HEC-i e shndërron Shqipërinë nga një vend importues në eksportues të energjisë. Ai nënvizoi se të paktën 5 mijë banorë të Gramshit e Elbasanit pritet të punësohen nga ky projekt.

“Kjo kompani është e vendosur të bëjë histori në këtë vend, të bëjë investimin më të madh të huaj në historinë e Shqipërisë dhe hidroenergjetikes së vendit. Kaskada e Devollit, e tërë trajektorja e saj do njohë zhvillime të pritura në dekada dhe shekuj. Shqipëria do shndërrohet nga vend importues i energjisë në eksportues. Vepra që ndërtohet për disa vite do të jetë gjeneratore e punësimit të qytetarëve të Gramshit dhe Elbasanit, në funksion të kësaj vepre do të punësohen jo më pak se 5 mijë qytetarë shqiptarë”, tha ai

Kryeministri tha më tej se qeveria e tij do bëjë gjithçka për mbështetjen e investitorëve të huaj edhe gjatë mandatit të ri.

“Shtatkraft një gjigand publik, falënderime qeverisë së Norvegjisë, për inkurajimin që i ka bërë asaj duke dëshmuar një besim të madh ndaj Shqipërisë e reformave të saj, ne garantojmë se do të bëjmë përpjekjeve për një klimë sa më të mirë ndaj biznesit të huaj. Ne garantojmë kompaninë se do bëjmë gjithçka për ketë vepër që përbën një kthesë madhore në historinë tonë. Prania e Shtatkraft në Shqipëri është ftesa më e shkëlqyer për kompanitë norvegjeze dhe ato të Gadishullit Skandinav. Në një nga luginat e lumenjve të saj zbarkon kompania më e madhe e botës, pavarësisht nga harta potencialet e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme”, tha Berisha.

Duke u ndalur tek investimet Berisha sulmoi edhe njëherë alternativën e opozitës.

“Do mbeten si zëra në shkretëtirë, zërat e taksave të larta që kërcënojnë klimën e biznesit”.

Berisha tha më tej se është e afërt dita kur Shqipëria të shëndrrohet në vend lider në prodhimin e energjisë në rajon.

“Qeveria ka ndërmarrë reforma të suksesshme, e ka vendosur Shqipërinë në vendin e 18 më të mirë përsa i përket klimës së mirë për investitorët. Gjatë mandatit të ri do e përmirësojmë më tej atë. Kjo është një ditë e madhe, e shënuar në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, në historinë e energjetikës dhe biznesit”, shtoi më tej kreu i qeverisë.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: