Skip to content

Janinë, të afërmit e viktimave sulmojnë shqiptarin që i vrau

May 13, 2013

Janinë, të afërmit e viktimave sulmojnë shqiptarin që i vrauShqiptari i akuzuar për vrasjen e çiftit grek të të moshuarve në fshatin Ktizmata në Janinë, në kufi me Shqipërinë, shkoi sot në gjykatën e qytetit, nën masa të rrepta sigurie.

Dhjetëra banorë të fshatit, të afërmit dhe miqtë e të moshuarve kishin shkuar para gjykatës për të pritur ardhjen e njeriut, që akuzohet për vrasjen e çiftit. Të indinjuar, ata e kanë sulmuar shqiptarin, duke çarë madje edhe kordonin e policisë.

30 vjeçari, i cili u arrestua dje në kilometrin e shtatë të rrugës Janinë-Athinë, i pranoi vrasjet e kryera. Ai tha se i kishte goditur në kokë të moshuarit, të cilët u gjetën të vdekur në shtretërit e tyre. Pas vrasjes iu vodhi makinën dhe kreu disa grabitje në fshat nën kërcënimin e dy granatave.

Gjatë rrugës për t’u larguar, bëri një aksident dhe braktisi makinën, e cila u bë shkas për zbulimin e vrasjes së kryer.

Ai ishte arratisur 3 muaj më parë nga burgu i Nafplios, saktësisht më 25 shkurt, ku vuante dënimin për vjedhje dhe bënte grabitje sepse kishte nevojë për para.

From → Rajoni

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: