Skip to content

Kombëtarja, super premio nëse fiton me Norvegjinë

May 13, 2013

Kombëtarja, super premio nëse fiton me NorvegjinëKuqezinjtë do të marrin një superpremio në rast të një fitoreje tjetër kundër Norvegjisë. Burime brenda FSHF-së thonë se prej kohësh është planifikuar që ajo të shpërblejë skuadrën, siç bëri pas ndeshjes së Oslos. Por këtë herë jo me 120 mijë euro. Do të jetë një supershpërblim, ose më saktë dyfishi i asaj që zakonisht marrin lojtarët e kombëtares në rast fitoreje. Më saktë, nëse ekipi kombëtar arrin të fitojë në ndeshjen me Norvegjinë më 7 qershor, nuk do të marrë si zakonisht 3 mijë euro për person. Kjo shumë do të dyfishohet me tre pikët e marra dhe në duart e lojtarëve kjo do të ishte një nga shumat më të mëdha të marra ndonjëherë në historinë e kombëtares. Këtë veprim FSHF-ja e bën për të motivuar sa më shumë skuadrën, që në këtë ndeshje nuk ka rëndësi për shpërblime të tilla. Faktikisht asnjëherë kuqezinjtë nuk janë lënë pa shpërblim nga FSHF-ja sa herë kanë fituar apo kanë barazuar kundër kundërshtarëve të mëdhenj. Rasti më i fundit, pas ndeshjes në Oslo, më 22 mars.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: