Skip to content

Milani në paqe me Romën, rrezikon Ligën e Kampioneve

May 13, 2013

Milani në paqe me Romën, rrezikon Ligën e KampioneveKa përfunduar në barazim pa gola sfida mes Milanit dhe Romës,e vlefshme për javën e parafundit të Serisë A. Një barazim që ka dëmtuar jo pak Milanin, që duke qenë vetëm 2 pikë më shumë se Fiorentina rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, kur mbetet edhe një ndeshje në mbyllje të kampionatit italian. Si Milani, ashtu edhe Roma, e kanë përfunduar ndeshjen me nga 10 futbollistë, teksa Muntari për Milanin dhe Toti për Romën kanë dalë me karton të kuq. Kjo është enigma e vetme sa i përket Serisë A, pasi edhe tri skuadrat që do të luajnë në Serinë B sezonin e ardhshëm janë mësuar tashmë. Palermo, Siena dhe Peskara kanë rënë nga kategoria, ndërsa do të ngjiten të sigurt deri tani Sasuolo dhe Verona. Sezoni në Itali do të mbyllet me supersfidën Roma-Lacio, një derbi ku do të diskutohet Kupa e Italisë më 26 maj. 

From → Kuriozitete

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: