Skip to content

Nishani: Dekurajojmë çdo tentativë për të futur në ngërç procesin e integrimit

May 13, 2013

Nishani: Dekurajojmë çdo tentativë për të futur në ngërç procesin e integrimitTIRANE –  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u bën apel politikanëve shqiptarë dhe institucioneve të vendit që të angazhohen dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit evropian të vendit. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar në kuadër të përfundimit të misionit EURALIUS në vendin tonë, presidenti theksoi se “Shqipëria nuk ka zgjidhje për të bërë, por duhet të ecë në drejtim të BE-së”. Duke iu referuar bllokimit të 3 ligjeve në Kuvend, presidenti theksoi se dekurajon çdo lloj tentative për të futur në ngërç procesin e integrimit.

“Shqipëria duhet të ecë në rrugën e integrimit evropian. Ky është një proces që ka etapat e tij, stacionet e tij, angazhimin për përmbushjen e detyrimeve dhe arritjen e standardeve nga institucionet shqiptare. Eshtë një proces që ka nevojë për inkurajimin nga ana e partnerëve ndërkombëtarë. Nuk ka askush shansin për të ndryshuar destinacionin e Shqipërisë. Dekurajojmë çdo tentativë, çdo tendencë për të futur në ngërç këtë proces, qofshin këto të ardhura nga individë, nga institucione të caktuara. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë”,- u shpreh kreu i shtetit

Ndërsa pranoi se drejtësia shqiptare sot përballet me sfida të mëdha, presidenti kritikoi politikanët për akuzat që këta të fundit drejtojnë ndaj gjyqtarëve të republikës. Sipas kreut të shtetit, politika dhe institucionet nuk duhet të kultivojnë idenë e antiligjit, por duhet të promovojnë modelin e mirë.

“Sistemi i drejtësisë ka sot mjaft probleme, mjaft sfida, por unë do të dëshiroja t’u adresohesha të gjithë aktorëve dhe faktorëve të jetës publike dhe specifikisht atyre të sistemit të drejtësisë: A do të vijojmë ne të kemi ndaj problematikave që ka sistemi i drejetësisë vetëm me sensin e deklaratave me ngarkesa shpesh herë dramaticiteti të panevojshëm, apo do të fillojmë të veprojmë me objektiva strategjike dhe përmbajtësore për t’i zgjidhur këto probleme. Të promovojmë dhe mbështesim modelin pozitiv. Nuk duhet t’i referohemi vetëm shembullit të minorancës, por të promovojmë modelin e shumicës, në integritetin profesional të shumicës së gjyqtarëve tanë. Jo në pak raste politikanët adresojnë akuza dhe deklarata politike të pabaza ndaj gjyqtarëve të republikës. Kërkoj nga të gjithë aktorët, jo thjesht përgjegjshmëri, por dhe një vizion qytetar për të mos kultivuar idenë e antiligjit dhe antishtetit, por për të kultivuar përgjegjshmërinë dhe angazhimin e gjithsecilit për t’i kontribuar sadopak shoqërisë dhe institucioneve”,- u shpreh presidenti

Më tej presidenti Nishani vlerësoi të gjithë ata që punuan në misionin EURALIUS 3 në Shqipëri, duke shprehur bindjen se çdo cent i investuar për këtë mision i ka shërbyer një kontributi konkret.

“Falënderoj në emër të shtetit shqiptar, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë, këtë angazhim të madh dhe kontribut të taksapaguesve europianë, investim për qytetarët shqiptarë, për institucionet e shtetit shqiptar. Besoj që ashtu si dhe ju, jam shume i kënaqur që çdo cent i këtij investimi të gjatë ka pasur një kontribut konkret, një rezultat konkret. Falënderoj qeveritë e dy vendeve mike të Shqipërisë, Spanjës dhe Italisë për angazhimin, mbështetjen dhe miqësinë që shpalosën përmes këtyre angazhimeve konkrete. Vlerësim shumë i madh për të gjithë ata që punuan në misionin EURALIUS 3, duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vijojë të konsolidohet më shumë. Punët e mira kurrë nuk mbarojnë, kontributet e mira janë të domosdoshme”,- përfundoi presidenti.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: