Skip to content

Berisha: Tirana e Ramës, në hartën e qyteteve kancerogjene, tani qytet njerëzor

May 14, 2013

Berisha: Tirana e Ramës, në hartën e qyteteve kancerogjene, tani qytet njerëzorTIRANE – Kryeministri Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, morën pjesë sot në përurimin e Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban në kryeqytet. Kryeministri Berisha vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës, në atë që ai e cilësoi si shndërrim njerëzor që i është bërë kryeqytetit.

“Këto dy vite në Bashkinë e Tiranës kanë ndodhur ndryshime serioze, por për mua arritja më e madhe ka ndodhur në sheshin Skënderbej. Aparaturat e OBSH-së prej shumë vitesh e dëshmonin kryeqytetin si një qytet lartësisht kancerogjen. Ndotja e ajrit në sheshin e kryeqytetit dhe tek 21 dhjetori tejkalonin 2 herë, 3 herë çdo lloj limiti, dhe kalonin në nivelet e rrezikut dhe kërcënimit më maksimal. Kjo nuk është më, aparaturat sot tregojnë se qytetarët e këtij qyteti thithin ajër të standardeve dhe normave njëlloj si në qytetet miqësore ndaj mjedisit. Me guxim me një grup arkitektësh, urbanistësh të rinj , kryetari Basha transformoi sheshin Skënderbej. Qytetarët e kanë pëlqyer shumë, kritikët të cilët kanë dhe ata të drejtat e tyre, sot janë të bindur se kurrë në historinë e këtij sheshi nuk ka qenë më njerëzor se sa pas atij transformimi të shpejtë që i bëri kryetari. Për një qytet gjëja më e çmuar, më e rëndësishme është se sa ky qytet i shërben dhe si i shërben qytetarit, sa njerëzor është sa i shëndetshëm është,”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa siguroi qytetarët e Tiranës për mbështetjen që qeveria do të vijojë tu japë projekteve për kryeqytetin, kryeministri Berisha u shpreh i bindur se qytetarët e Tiranës do të mbështesin koalicionin e djathtë më 23 qershor.

“Me manifestimin madhështor qytetarët e Tiranës dëshmuan se janë rreshtuar në anën e vlerave. Ata ndjehen të ofenduar dhe se aleanca që nuk i shërben Tiranës, nuk i shërben Shqipërisë”,- u shpreh Berisha.

BASHA: PUNOJME PER TIRANEN EVROPIANE
Kryebashkiaku Basha e vlerësoi këtë projekt si një nga qendrat më moderne në rajon, që me teknologjinë më të avancuar bën të mundur kontrollin direkt të trafikut me kamera e semaforë të komanduar.

“Dua të falënderoj të gjithë grupin teknik të Bashkisë së Tiranës, BERZH për kredinë dhe qeverinë shqiptare që na mbështeti. Ky projekt vjen si një ndihmë për zgjidhjen e një nga problemeve më të mëdha në Tiranë, trafikun. Trafiku është përgjegjës për humbje kohe, humbje durimi dhe nervash, shpenzime të kota. Që në ditët e para Bashkia e Tiranës e ka konsideruar këtë si një problem madhor dhe ka hartuar një plan masash për ta zgjidhur atë. Eficenca maksimale e semaforëve do të bëjë të mundur që trafiku të menaxhohet më mirë. Falënderoj kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij, sepse ne sot jemi në prag të investimeve madhore”,- tha Basha.

Kryebashkiaku theksoi se Bashkia është e angazhuar për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe evropian.

“Jemi në transformim rrënjësor të infrastrukturës së qytetit, për ta bërë Tiranën qytet modern ashtu si e meriton. Për këtë na duhet mbështetja e qeverisë dhe mbështetja juaj që me votën tuaj të mundësoni vazhdimin e këtyre projekteve që kemi nisur. Me votën tuaj në 23 qershor bëni të mundur që ky investim të vazhdojë”,- tha Basha.

QENDRA E KONTROLLIT TE TRAFIKUT URBAN
Vlera 2.3 milion $ sipas marrëveshjes së Nën-Huasë 8.2 Milionë Euro midis Ministrisë së Financave dhe Bashkisë së Tiranës, nga të cilat 5.9 Milion Euro janë kontraktuar më parë
Procedura e prokurimit është zhvilluar sipas Standardit dhe Rregullave të Prokurimit të BERZH
Tenderi ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e 8 kompanive të mëdha ndërkombëtare të kësaj fushe
Fituesi JV “Swarco Mizar” S.p.A & “SCAE” S.p.A Itali, kontrata është lidhur në 31 Maj 2012.
Kohëzgjatja 18 muaj (plus 2 vjet Garanci dhe Mirëmbajtje).
Elementet dhe Qendra e Kontrollit të Trafikut Urban janë sipas arkitekturës më poshtë:

1. Qendra Operacionale e Kontrollit (TOCC).
2. Nënsistemin Urban Traffic Control (UTC
3. Nënsistem të Tabelave elektronike me mesazhe të ndryshueshëm (VMS.
4. Close Circuit Television System (CCTV) – Kamerat.
5. Një nënsistem për rrjetin e telekomunikimit, Telecommunication Network (TN)

1- Qendra Operacionale e Kontrollit (TOCC) e pajisur me servera dhe poste pune kompiuterike për operatorët për menaxhimin e sistemeve, mbledhjen e të dhënave nga gjithë pajisjet e nënsistemeve dhe stacioneve në rrugë nëpërmjet sistemeve bashkëkohore të komunikimit si 3G dhe Fibër Optike duke bërë të mundur lidhjen e sistemeve të ndryshme dhe programeve aplikative të veçantë për mirëadministrimin e gjithë këtij sistemi si një e tërë.

Eshtë realizuar restaurimi i qendrës, instalimet elektrike kryesore, instalimi i dyshemesë teknologjike, instalimi i Video Wall të kontrrollit, mobilimi i zyrave, instalimi i serverave dhe instalimi dhe konfigurimi i sistemeve operative software.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: