Skip to content

Dëmtimi i Mehës i rëndë, mungon ndaj Norvegjisë

May 14, 2013

Dëmtimi i Mehës i rëndë, mungon ndaj NorvegjisëAsaj që i kishte frikën De Biazi, ka ndodhur. Bëhet fjalë për dëmtimet dhe i fatkeqësisht ka ardhur një dëmtim, që është ai i Alban Mehës, një dëmtim që rëndon situatën për ndeshjen ndaj Norvegjisë, pasi do të jetë mungesa e katërt, pas Canës, Roshit dhe Lilës. Një lajm i keq për De Biazin dhe kombëtaren kuqezi para ndeshjes tepër të rëndësishme kualifikuese në grup me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor në Tiranë. “Snajperi” i goditjeve të dënimit, Alban Meha, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë kombëtaren për këtë eliminatore përcaktuese, sepse është dëmtuar. 

Fillimisht u mendua për diçka të vogël, por ekzaminimet e kryera ditën e hënë kanë dëshmuar se situata është shqetësuese dhe kërkon patjetër ndërhyrjen kirurgjikale. Futbollisti i Paderbornit ka një dëmtim serioz në meniskun e gjurit të majtë, ndaj brenda javës do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ky lajm i keq është publikuar në faqen zyrtare të klubit gjerman. “Mbyllet sezoni për Mehën, ai do të kthehet në fazën përgatitore”- thuhet në faqen e Paderbornit. Mesfushori ynë kuqezi u dëmtua pasditen e së dielës në minutën e 23-të të ndeshjes Paderborn- Mynih 2-0. 

From → Sport

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: