Skip to content

Kapsula Soyuz me 3 astronautë mbërrin në tokë

May 14, 2013

Kapsula Soyuz me 3 astronautë mbërrin në tokëNjë kapsulë Soyuz me një ekip prej tre astronautësh ndërkombëtarë ul në mënyrë të sigurt në pjesën qendrore të Kazakistanit.

Kanadezi Chris Hadfield, amerikani Tom Marshburn dhe Roman Romanenko i Rusisë zbarkuan sot pas një misioni 146-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

53-vjeçari Hadfield është veteran i dy misioneve vajtje-ardhje në hapësirë dhe astronauti i parë kanadez që ka komanduar Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Para largimit nga stacioni orbital, Hadfield i tha lamtumirë jetës në hapësirë duke kënduar versionin e vet të këngës “Space Oddity” të yllit britanik të muzikës rok, David Bowie.

Edhe para regjistrimit të kësaj kënge, astronauti Hadfield ishte angazhuar me një audiencë online në të gjithë botën, duke treguar se çfarë ndodh kur dikush përpiqet të kryejë veprimtaritë e përditshme në zero-gravitet. Ai ka një profil të madh në internet me mbi 800 mijë ndjekës në Twitter, dhe numri vazhdon të shtohet

Misioni i tre astronautëve ishte ekspedita e 35-të në bordin e stacionit të hapësirës. Zëvendësimet e tyre janë planifikuar të nisen për në stacionin orbital më 28 maj. Deri atëherë, stacioni do të drejtohet nga një ekuipazh i reduktuar që përfshin dy astronautë, një amerikan dhe një rus.

Advertisements

From → Teknologji

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: