Skip to content

Rama takime në Londër-Bruksel: Do punojmë me Tony Blair për mirëqeverisjen

May 14, 2013

Rama takime në Londër-Bruksel: Do punojmë me Tony Blair për mirëqeverisjenTIRANE – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë pune në Londër, e më pas pritet të mbërrijë në Bruksel, ku do të ketë një takim me grupin eurosocialist në PE.

Kryetari i opozitës njoftoi në mëngjes në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” se gjatë paradites do të zhvillonte një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, e më pas do të bisedojë rreth zgjedhjeve të 23 qershorit me grupin eurosocialist në Parlamentin Evropian.

“Sot Londër-Bruksel. Paradite me Tony Blair për ç’do bëjmë pas zgjedhjeve. Pasdite me grupin eurosocialist në PE për zgjedhjet e 23 qershorit”,- shkroi Rama në “Twitter”.

Në përfundim të takimit me Tony Blair, Rama bëri të ditur se ra dakord me ish-kryeministrin britanik që ai dhe ekipi i tij të punojnë me socialistët pas 23 qershorit.

“Një takim i shkëlqyer me Toni Blerin! Ramë dakord që pas 23 qershorit ai dhe ekipi i tij do punojnë me ne për mirëqeverisjen:-) Fantastike!”- shkroi Rama në rrjetin social “Twitter”.

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: