Skip to content

SHBA, arrestohet një shtetas saudit, gënjeu për tenxheren me presion

May 14, 2013

SHBA, arrestohet një shtetas saudit, gënjeu për tenxheren me presionSHBA – Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç’arsye kishte me vete një tenxhere me presion. 

Sauditi Hussain al-Kwawahir u ndalua të hënën në Detroit nën akuzat se ishte duke përdorur një pasaportë me një faqe të zhdukur dhe kishte gënjyer agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare amerikane.

Tenxhere me presion të mbushura me pluhur shpërthyes u përdorën në shpërthimet në maratonën në Boston muajin e kaluar, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 250. 

Autoritetet thonë se al-Kwawahir fillimisht tha ai e solli tenxheren për nipin e tij, që është student universiteti në Ohajo. Më vonë ai e ndryshoi këtë thënie dhe u arrestua për deklaratë të rreme. 

Një ankesë penale thotë se shtetasi saudit mbërriti të shtunën në aeroportin e Detroit në një fluturim nga Arabia Saudite nëpërmjet Amsterdamit.

From → SHBA

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: