Skip to content

Video shokuese në Siri, kryengritësi i ha zemrën ushtarit të vdekur

May 14, 2013

Video shokuese në Siri, kryengritësi i ha zemrën ushtarit të vdekurSIRI – Një video e cila po bën xhiron e botës, në të cilën shfaqet një kryengritës Sirian duke i ngrënë zemrën një ushtari të vdekur të regjimit të Assad, ka shkaktuar reagime të forta. Organizata Human Rights Watch identifikoi rebelin Abu Sakar, një kryengritës i njohur në qytetin e Homsit, duke deklaruar se veprimet e tij përbënin krime lufte.

Ndërkohë koalicioni opozitar sirian bëri të ditur se personi që kreu një veprim të tillë kanibalesk do të dalë para gjyqit. Në video personi që kryen një veprim të tillë deklaroi se “betohet para zotit se do t’ua copëtojë zemrën dhe mëlçinë të gjithë atyre ushtarëve që mbrojnë një qen si Bashar Al Assad”.

“Gjymtimi i organeve të armiqve është një krim lufte. Por ky rast është edhe më serioz”,- tha Peter Bouckaert i Human Rights Watch për agjencinë e lajmeve Reuters.

Video e postuar të dielën, është një nga më të frikshmet të cilat dalin në mesin e shumë videove të hedhura gjatë këtyre dy viteve te konfliktit në Siri, shkruan rrjeti britanik BBC.

VIDEON SHIKOJE KETU 

 

From → Bota

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: