Skip to content

Berisha: Mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë femra në qeveri

May 15, 2013

Kreyministri i vendit Sali Berisha, e nisi mbledhjen e radhës së qeverisë, me një premtim që i bëri ministrave.

Teksa komentoi përbërjen e listave dhe mosplotësimit të kriterit të përfaqësimit të grave, Berisha duke iu drejtuar ministres së Integrimit Majlinda Bregu, tha se  “mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë femra në kabinet”.

Ministrja Bregu, iu përgjigj kryeministrit se rëndësi ka që: “ne i duam gratë”.

Berisha paralajmëroi se mbledhja do të vendosë për një sërë projektesh me rëndësi, sic është memorandumi i mirëkuptimit që qeveria shqiptare firmos me qeverinë e Malit të Zi dhe Kroacisë, për projektin e gazsjellësit Transadriatik.

“Memorandumi i mirëkuptimit që qeveria shqiptare firmos me qeverinë e Malit të Zi dhe Kroacisë, për projektin e gazsjellësit Transadriatik. Trajektorja e gazsjellësit është Greqi-Shqipëri-Itali, por vendet veriore të Ballkanit kanë treguar dhe tregojnë interes të madh për këtë gazsjellës. Firmosja e këtij, memorandumi mirëkuptimi natyrisht me konsensusin palëve të interesuara është dëshmi e rritjes së mëtejshme të leverdishmërisë së këtij projekti”, theksoi Berisha.

“Një treg rajonal hapet për këtë projekt që përbën dhe projektin më të madh që ndërtohet në Shqipëri në fushën e energjitikës, krahas Kaskadës së Devollit”, shtoi  kreu i qeverisë.

Kreu i ekzekutivit, kërkoi uljen e TVSH për industrinë turistike dhe për fermerët në zbatim edhe të premtimeve elektorale. Ndërkohë, duke iu referuar shqetësimit të peshkatarëve të Durrësit, të cilët zhvilloi një bashkëbisedim me ta pasditen e djeshme, Berisha theksoi se duhet hartuar menjëherë plani kombëtar për këtë sektor.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për prodhimin dhe nxitjen e tij, ky është zotimi ynë. Duhet riorganizim total për peshkimin. Një vend që ka 400 kilometra vijë bregdetare. Liqenet dhe ujrat përbëjnë 15% më shumë se territori tokësor. Një vend që ka 600 rezervuare dhe po ndërtohen 300 të tjerë, duhet të ketë një riorganizim total të peshkimit”, theksoi Berisha.

Sali Berisha

Advertisements

From → Vendi

Leave a Comment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: